Artriti reumatoid është një gjendje autoimune që ndodh kur organizmi fillon të sulmojë kyçet, artikulacionet, duke i “shënuar” ata gabimisht si trupa të huaj.
Organizmi sulmon membranën e hollë që bashkon nyjet, duke bërë që lëngjet dhe komplekset imune të grumbullohen në nyjet artikulare dhe të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme.
Shkaqet themelore të Artritit Reumatoid ;
⚜️ Gluteni: Blloqet ndërtuese të glutenit kanë një strukturë të ngjashme molekulare me blloqet ndërtuese të shumë indeve të tjera në trupin tuaj, sistemi imunitar mund të hutohet dhe të sulmojë aksidentalisht nyjet tuaja dhe organet e tjera.
⚜️ Zorra e irrituar; Disa ushqime përfshirë glutenin, infeksionet, ilaçet dhe stresi mund të dëmtojnë zorrën, duke lejuar toksina, mikrobe dhe grimca ushqimore të patretura – ndër të tjera – drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut. Zorra e irrituar është porta hyrëse për këto infeksione, toksina dhe ushqime për të shkaktuar inflamacion sistemik që çon në gjendjen autoimune.
⚜️ Merkuri; Mërkuri, ndryshe në shqiptarët e quajmë zhivë, është një metal i rëndë që është i aftë të ndryshojë ose dëmtojë qelizat e indeve të ndryshme trupore. Kur qelizat dëmtohen, sistemi juaj imunitar mund t’i shënojë ato si pushtues të huaj dhe të fillojë të sulmojë organet e veta.
⚜️ Mikotoksinat; Përbërjet toksike prodhojnë mikotoksina, të cilat janë përbërje organike të paqëndrueshme dhe mund të jenë toksike për njerëzit e ndjeshëm gjenetikisht.
⚜️ Infeksionet; Studimet e fundit kanë treguar një korrelacion të fortë midis një rritje të tepërt të baktereve të zorrëve dhe shfaqjes së artritit reumatoid.
Në qoftë se nuk adresohet shkaku i artritit rheumatoid, trajtimi është i destinuar të dështojë.
Pregatiti Dr Ilir Allkja



