Shërim të shpejtë Lunës!
Është gazetari i njohur sportiv Defrim Methasani që me një status në rrjetet sociale përcjell fuqinë e madhe të një veprimi të “vogël” nga miqtë e shokët.
Dëfrimi ka shkuar në një aktivitet në shkollën e Sllovës, Dibër dhe mbas aktivitetit, miqtë kishin pregatitur një portret të vajzës së tij, Lunës, e cila po lufton me sëmundjen në një nga klinikat e Berlinit.
“një dhuratë surprizë më përloti dhe më la pa fjalë…Mu duk se piktura ishte fletë-dalja nga spitali dhe rikthimi i saj në shtëpi”, shkruan gazetari.
Ja postimi i plotë i tij:
Post veprimtarisë shumë emocionuese :”Rikthim në fëmijëri” realizuar me shumë sukses në Shkolla Ajet Ndreu në Sllovë të Dibrës, një dhuratë surprizë më përloti dhe më la pa fjalë… Kolegu dhe miku im i mirë Isuf Myrtaj, kish realizuar mjeshtërisht me piktorin Avni Çela, një vepër artistike dedikuar vajzës sime Luna D. Methasani e cila prej gjashtë muajsh ndodhet për kurim në Berlin të Gjermanisë. Mu duk se piktura ishte fletë-dalja nga spitali dhe rikthimi i saj në shtëpi. Shumë falenderime Isuf ty për idenë, mendimin dhe gjestin, piktorit duar artë për punën e bukur, por dhe miqve gazetarë Bashkim Tufa, Rrok Preçi, Moisi Dalipaj, Altin Sulce, Eno Skarço dhe Jonuz Hallaci, që erdhët nga Tirana dhe ishit të pranishëm në ish shkollën ku unë mësova dhe mora të parën dashuri për njerëzit dhe vendin, duke dashur ti rikthej respektin dhe mirënjohjen time…!????????