1. Lexuesit e përmbytur të Tiranes e njohin djalin e Bales. Edhe ata që nuk e njihnin djalin e çmendur të Bales e njohen, mbasi gazeta shkroi në kryetitull; “Djali i Bales mbyt Tiranen.”
Ylli Rakipi shumë kohë pas mbytjes së Tiranes nga Bashkia dhe Kryetari i atëhershëm, shpalon të verteten e një lajmi që kishte stisur me te cilin sipas tij kishte bërë gjënë më kunder profesionale ne jeten e vet, duke mashtruar të përmbyturit.
“… më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
Por, c’të bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales
Rakipi shpjegon se Tiranasit e mbytur në ujë e llucë nga kryetari Edush diarreja, u tronditen, po dhe u qetësuan nga lajmi “fake.” Fundja një i çmendur, djali i Bales…, mashtrimi u nderkombtarizua, mberriti edhe te gazetat franceze…”një i çmendur mbyt Tiranen.”
2 Opinioni serb dardanas dhe ai nderkombtar, mësojnë se mbas agresionit serb të Vuçiçit, mbi dardani me pasoja të vdekur nga dy palët, terroristi është një djalkë me emrin Radoiçiç.
Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiçi dyshohet se ka siguruar armë nga Tuzla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës.
Copë e shkurt; nuk është përgjegjësi e Serbisë agresioni, por i një të “çmenduri.” Madje jo vetëm kaq, po ai që sulmoi me arsenal armesh luftarake Kosoven, nuk është djalkë i Vuçiçit, po i Dodikut.
I çmendur, terrorist që mohon akuzën dhe djalë i Bales, dmth i Dodikut.
Krahasimet çalojnë ndryshe s’do ishin të tilla.
Po të shohim të perbashkëtat pas ketyre ngjarjeve sigurisht me pasoja.
Prapa përmbytjes së Tiranes në vend të Edush Diarresë sipas Rakipit vihet i çmenduri i Bales.
E hëngrën me bukë rrenën tironcit. Mbytësi i vertetë i Tiranës eci përpara, jo vetëm u mori votat për kryebashkiak, por e bënë më të madh, shume me te moth’.
Si kryeminister prej dhjetë vjetësh ka zënë mend. Nuk rren më.
Madje dhe kur i trokasin te dera e kryeministrise e ai nuk e hap, “…nga era…,” e dinë se është aty.
Kush thotë të kundërtën e ka thjesht inat.
Prapa të çmendurit të Dodikut qëndron Aleksandrushi i Beogradit, mik për kokë i Edush Diarresë.
Ndersa tironcit e permbytur dhe nderkombtarët e hongren rrenen e Edush Diarresë, nuk dihet akoma se dardanasit dhe nderkombtarët do ta hanë rrenën e Aleksandrushit. Ngjarjet janë në vijim.
Insinuata se tek rrena e Aleksandrushit lokal është dora e zgjatur e Edushit global për ditë të veshtira, nuk dihet sa qendron.
Por askush nuk e mohon dot se rrena është kaq naive dhe aq e poshtër, sa autorët e tyre, ndersa etiketa, s’mohohet dot se duket “made in Tirana”



