Të shkruaj për emigrantin si kategori sociale, nuk do lodhesha kurrë edhe për faktin se jetoj jashtë vendit, por edhe se më ka intriguar, pasi figurat më të ndritura të kombit kanë jetuar dhe punuar jashtë Shqipërisë.
Figura determinuese për kombin tonë si Noli, Konica, Asdreni, Veqilharxhi, Frashërllinjtë, Pashko Vasa e shumë të tjerë, kanë punuar jashtë Shqipërisë, e kanë nderuar atë me veprat e tyre të ndritura dhe ndikuar drejtperdrejt në arritjet dhe rritjen e vlerave kombëtare.
Jetoj në Chicago downtown, një metropol i fuqishëm në USA, prej 2 vjetësh dhe gjatë kohës kam njohur apo dëgjuar nga miqtë e mi për shqiptarët e Chicagos.
Këtu gjeta një shok fakulteti, Agron Rama dhe për të gjithë ata që e njohin, është nje person me vlera të larta, që nga gjeneza e tij.
Në bisedë me të, mësova se kolonia e shqiptarëve të Chicagos e ka zanafillën e saj tek një shqiptar i madh, Isuf Luzaj.
Është ky person me vlera kombëtare, që ndihmoi çdo shqiptar, i cili u paraqit për tu akomoduar, me gjithçka në Chicago në vitet ’90.
Për ata që nuk e dinë, Isuf Luzaj është nje figurë e ndritur atdhetare kombëtare, shkrimtar, i cili ka punuar në normalen e Elbasanit e në liceun e Korçës si profesor frëngjishte bashkë me Hoxhën, në të njëjtën kohë. Dhe në 28 nentor 1944 u arratis, si antikomunist.
Dua të permend këtu nga arritjet e shumta të tij, medaljen e arit në universitetin e Buenos Airesit dhe se në fund në pension, punoi dhe drejtoi katedrën e filozofisë së universitetit të Ilinoisit, pjesë e të cilit shtet është edhe Chicago.
Isuf Luzaj ka punuar pas arratisjes, në bibliotekën e Vatikanit se ishte shok i Sandro Pertinit, një nga presidentët më të dashur për italianët. Me të është takuar personalisht për ta nderuar edhe presidenti francez gjenerali De Gol, kur Luzaj punonte drejtor i institutit francez në Buenos Aires.
Miku im Agron Rama flet me superlativa për çfarë ka bërë Isuf Luzaj për shqiptarët në Chicago.
Kolonia e shqiptarëve në Chicago, në optikën time, i ngjan formimit të një druzi koralesh, ku i pari ishte Isuf Luzaj.
Në ditet e kampionatit Europian të futbollit, Ing.Agroni linte punën dhe shkonim sëbashku shikonim ndeshjet e kampionatit në rrethinat e Chicagos, në të cilat jetojnë shqiptarët përgjithësisht.
Kam pare atje shumë syresh, ku e përbashkëta ishte se i shihja të gezuar dhe hokatare në raportet miqësore me njeri tjetrin. Njoha aty sipërmarrës ne fushën e ndërtimit dhe servisi automjetesh, njerëz te thjeshtë, që punonin me ndershmëri si dhe pronarë shqiptarë të lokaleve ku shihnim ndeshjet, ku me njerin prej tyre hyra në bisedë miqësore dhe midis të tjerash mësova se jahtin e tij e mbante në liqenin Michigan, afër gradacielës ku unë banoj. Ndërkohë në bisedë me një mik të Agronit, mësova se kishte synim kryesor të shkonte me nje ekip në Shqipëri për t’u ndeshur me brezin e futbollistëve të kohës së Flamurtarit të artë të Vasil Rucit, me të cilin kishte luajtur ne kampionatin shqiptar në të njëjtën kohë dhe do te ftonte edhe atë ekip në Chicago.
Këtu kam njohur virtualisht, apo dëgjuar për shumë shqiptarë të tjerë. Nuk mund të rri pa përmendur një emër si Mirela Kanini, shkrimtare dhe biznesmene e sukseseshme. Ajo ka krijuar brandin e saj dhe produktet me CBD oil, janë nga më cilësoret në fushën e kozmetikës dhe i prodhojnë në bashkëpunim me një fabrikë në Colorado. Më ka lënë pa fjalë, kur më tha se jam përlotur dhe kam ndjerë lumturi kur më janë rikthyer kliente, te cilëve u kemi shëruar dhimbje, apo hequr stressin me produktet tona, sepse të ndryshosh jetën e dikujt eshte shume e bukur, se ka te beje me humanizmin, pertej idese se fitimit, i cili nuk eshte obsesion tek une si drejtuese e kompanise.
E krahasova ne mendjen time me biznesmenet qe kam njohur ne Tirane. Komenti eshte i tepert.
Mirela Kanini, bekuar qofsh nga zoti.
Kam mesuar nga ajo, duke me treguar me shume modesti, se ka botuar kater romane dhe ka pasur sukses dhe kurre nuk e kuptova pse suksesi dhe jeta e saj me kujtonte autorin anglez Archibaldi Cronin me romanin “Tej fasades” !
Po keshtu edhe nje profesoreshe Aurora Ajdini, qe eshte edhe atdhedashese pasionante, duke pare edhe postimet e saj ne fb.
Ne Chicago kam njohur edhe nje artist nga familje artistesh, nipin e Minella Boroves, Ilir Borova, drejtuesi i Nova media Albania, nje media e lire antikonformiste. Vlerat e tij si artist jane te njohura dhe do ndalem ne vlerat e tij ne kuadrin njerezor.
Kur erdha ketu, kontaktova me nje artiste te shquar shqiptare si Ermira Babaliu, e cila jo vetem eshte kengetare e madhe, por eshte njeri me zemer te madhe. Nese do ju kisha ne Michigan, me tha, dija une se ç’do beja per ju familjarisht, gje e cila me preku. Ajo me dha kontaktin per dy miq te mire ne Chicago.
Ilir Borova nje nga miqte e saj, me te cilin kur fola, me ofroi ndihmen e tij maksimale duke me thene shprehimisht…hajde ketu dhe zgjidh e mer nga dy ose tre pozicione vende pune te mundeshme bosh, qe do kete ne Walmart, nje qender tregtare e madhe ne qytetin ku banon ai, disa milje larg Chicagos. Nuk e harroj kete miresi edhe pse nuk shkova per largesine qe kemi.
Po keshtu edhe nje mikeshe, te cilen e çmoj shume familjarisht, si Maria Kolce, vajza e nje miku fisnik Vasillaq Kolce, te cilet me ftuan ne festen e vitit te ri, event qe e organizon Maria ( Merka) dhe aty me rreth 100 shqiptare kaluam naten e vitit te ri te pare ne USA, feste e cila me ka lene mbresa per organizimin ne sallen luksoze, e zgjedhur nga ajo, duke treguar se cfare menaxhere eshte ne kete drejtim dhe classin e saj per te bere gjera te bukura, e per ti mare optimumin maksimal shpenzimit per festen. Ajo salle me mondanitetin e saj ne cdo detaj, me “tregoi” vlerat e verteta perzgjedhese dhe organizuese te Marias. Thjeshtesia e asaj vajze te bukur dhe deshira e saj per tu ndjere te gjithe komode ne ate feste, e tregonin ate ne syte tane, te perkryer.
Organizimi i festave te tilla ishte pasion i saj, pasi puna baze eshte ne nje nga bankat ne Chicago.
Ketu kam kontaktuar edhe bashkqytetare te mi te Kucoves dhe kam mesuar per sukseset e femijeve te tyre, qe kane mbaruar universitetet ketu dhe jane te sukseseshem ne punen e tyre, si Simon Kerri, apo Kozma Stavri qe i’a kane dale fale zotesise dhe personalitetit qe i karakterizon.
Ne Chicago ndodhet nje universitet i mire si De Paul dhe aty funksionon katedra e gjuhes shqipe me investimin e nje shqiptari te madh, i cili dhuroi 5 milion dollare per hapjen e kesaj katedre me testament, pasi nderroi jete. Drejtues i saj eshte nje emer i njohur si profesor shqiptar dhe atdhetar i vertete. Sa madheshtor eshte fakti i ekzistences se kesaj katedre te gjuhes shqipe ne nje universitet prestigjioz te Ilinoisit dhe ku roli i shtetit shqiptar eshte inekzistent. Ja se sa e duan emigrantet shqiptare vendin dhe gjuhen e tyre te bukur shqipe.
Ne Chicago rastesisht duke shetitur buze lumit ne miljen e madherishme, jam njohur edhe me shqiptare Kosove, te cilet kishin nje studio “ekspert kontabel” duke qene te sukseseshem. Ata njerez te mire biseduan me mua edhe pse nuk me njihnin duke me ftuar per nje birre ne lokalet buze lumit.
Gezim Muhaj, nje shqiptar qe ka ne pronesi “Iliria televizion” edhe pse nuk me njeh personalisht, boton shkrime te miat ne faqen e stacionit te tij.
Pothuaj te gjithe shqiptaret e Chicagos, qe kam takuar, i kam pare te plotesuar dhe kjo nepermjet punes se ndershme dhe edhe te lodhshme ne jeten e tyre.
Te jesh emigrant eshte nje sprove jete, ku do te duhet te luftosh shume, duke nisur nga gjuha e folur ne vendin qe shkon.
Tek te gjithe qe kam njohur dhe kam biseduar, kam pare si emerues te perbashket atdhedashurine dhe mallin per Atdheun.
Sinqerisht nuk me ka rastisur asnjehere te degjoja frustrim per vendin tone, pervecse per qeverite perkatese se edhe ketu ekziston pasioni politik i te dy kraheve, kur diskutohen ceshtje te tilla. Dhe ky fenomen ngaterrohet shpesh si mungese dashurie per vendin, kur njerez me mangesi arsimimi shprehen gabim pa qellim, duke ngaterruar urrejtjen per politiken me ate per vendin.
Te jemi realist, nuk ka njeri normal, qe te mos kete mall per rrugicen dhe shoket e feminise ne vendin ku eshte rritur.
Emigrantet e Chicagos me kane dhene indicien se cdo te thote atdhedashuri edhe pa e permendur ate, vetem me shprehjen e lumturise ne fytyrat e tyre kur kane permendur se do te fluturojne per ne memedhe. Eshte nje ndjesi aq e bukur qe e kam shijuar dhe edhe jam bere pak ziliqar ne kuptimin pozitiv te fjales.
Kam degjuar bashkatdhetare qe te thone lum si ti qe po iken, se mua me dogji malli e nuk iki dot per mungese dokumentash.
Jam ndjere si ne faj, qe me mungon fuqia per te zgjidhur kete problem, pasi kam ndjere qarjen e shpirtit te tyre per kete arsye bazike.
Nuk mund te harroj pa shkruar ketu per nje djale, Klajdi Lemshi, i cili as me njihte personalisht, por vetem nga qe me mori ne vitin e ri me makinen e tij per ne eventin e festes (pa pagese)u beme miq dhe kur ka pasur mundesi ka ardhur ne Chicago nga qyteti ku banon dhe kemi shkuar per kafe ne vende te ndryshme, deri edhe ne Winetka, ku kemi pare shtepine e filmit te voglushit Kevin, Home Alone !
Kur do jepja provimin, per kursin e teorise se patentes, me ndihmoi si perkthyese nje mikeshe, vajze e rralle kosovare, qe mbron doktoraturen ne Chicago. Quhet Teuta Peja, nuk eshte superlative kur them jane te rralla vajza si ajo.
Per patenten bera pak praktike me nje shofer me emrin Ksavier me kombesi meksikane.
E pyeta ate nese i njeh shqiptaret ?
Dhe me befasoi kur me tha se ka nje mik te mire shqiptar maqedonas !!
Duke folur me mikun tim te cmuar Agronin, kam mesuar rastesisht, se ai nuk flet per sukseset, se dy djemte e tij kane mbaruar universitetet ne Chicago ne fushen e teknologjise dhe punojne programues ne kompanite ne Chicago.
Dhe ju miqte e mi, duhet te dini sesa kane sakrifikuar keta prinder per arsimimin e tyre, kur dihet se ketu minimalisht viti shkollor kushton mbi 40 mije dollare. Sa respekt me ka injektuar edhe vetem per kete fakt miku im, Ing. Agron Rama.
Shkrova pak gjera shkurt si per kete rrjet social, duke qene krenar si shqiptar per cfare kane realizuar bashkatdhetaret e mi te Chicagos ne jetet e tyre dhe ne kete menyre kane nderuar edhe vendin nga vijme.
Respekt per shqiptaret e Chicagos dhe gjithe emigrantet shqiptare, qe na nderojne dhe lajmi i fundit na ben krenar me fitoren si deputete ne zgjedhjet e fundit ne Gjermani te nje shqiptareje.
USA, vendi me i fuqishem ne Bote, eshte vend emigrantesh, ku komuniteti shqiptar ka nxjerre figura te ndritura te cilat i bejne nder Atdheut te tyre.
RROFSHIN EMIGRANTET.




