NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Korrupsioni nxjerr jashtë përdorimi Flotën e re ajrore të Ushtrisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Korrupsioni nxjerr jashtë përdorimi Flotën e re ajrore të Ushtrisë!

Neutrale
Last updated: 2023/10/01 at 6:54 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Lideri demokrat, Sali Berisha nëpërmjet rrjeteve sociale shkruan se, e gjithë flota ajrore e Ushtrisë e përbërë nga helikopterë, pjesa dërmuese e tyre të blerë 10-22 vite më parë, prodhim i fundit është plotësisht jashtë funksioni.

Ai thekson: Shkaku kryesor i shkatërrimit të flotës ajrore moderne të helikopterëve ka qënë vetëm një: korrupsioni i drejtuesve të Ministrisë dhe shtabit të përgjithshëm,
Korrupsioni nxjerr jashtë përdorimi Flotën e re ajrore të Ushtrisë!

Reagimi i plotë i tij:

Të dashur miq, mediat njoftojnë se tashmë e gjithë flota ajrore e Ushtrisë e përbërë nga helikopterë, pjesa dërmuese e tyre të blerë 10-22 vite më parë, prodhim i fundit është plotësisht jashtë funksioni. Të gjithë helikopterët e rinj multifunksional, që u blenë në kuadrin e modernizimit të ushtrisë tone pas anëtarësimit në NATO nga kompania e mirënjohur Eurocopter kanë dalë jashtë funksioni dhe nuk fluturojnë me.

Shkaku kryesor i shkatërrimit të flotës ajrore moderne të helikopterëve ka qënë vetëm një: korrupsioni i drejtuesve të Ministrisë dhe shtabit të përgjithshëm, Xhaçka, Peleshi, Begaj etj… në mirëmbajten e tyre, por edhe keqpërdorimi i tyre. Ato jo vetëm u lanë pa mirëmbajtje por u përdorën si taksi, në kundërshtim me çdo rregull. Vetëm Xhaçka udhëtoi me helikopter 15 herë, për mbledhje partie në Peshkopi, duke shpenzuar së paku rreth 25000 euro, për fluturim.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë korruptiv, që i kushton vendit qindra milionë euro dhe dëmton rëndë kapacitetet mbrojtëse të vendit.

⬇️Për më shumë të dhëna për këtë skandal të madh ju ftoj të lexoni më posht investigimin e gazetarit Ferdinand Dervishi, të publikuar në Lapsi.al

Fiket helikopteri i fundit/ Si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë.

Nga Ferdinand Dervishi

Sot, në shtetin që vijojmë të jetojmë, nuk ka më asnjë helikopter të vetëm të Ushtrisë për të shuar zjarret. Të vërtetën e konfirmoi, me zë e figurë, Haki Çako, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, i mbetur me duart përpjetë mes flakëve që vijojnë të fshijnë atë çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pish Poros (bregdeti i Fierit).

Shteti i varfër shqiptar dikur shtrëngoi rripin dhe bleu disa helikopterë ushtarakë të rinj nga kompania Eurocopter, katër nga të cilët të formatit të madh, të përshtatshëm edhe për shuarjen e zjarreve. Kovat speciale për të fikur zjarret, katër copë, që kushtonin rreth 800 mijë USD, na i falën amerikanët.�Kontrata për riparimin e mirëmbajtjen e tyre, pasi të mbushnin orët e punës, u nënshkrua me një filial italian të Eurocopter. Riparimet u bënë në një hangar në Rinas. Marrëveshja ishte favorizuese, pasi në Rinas, ushtarakët shqiptarë njëkohësisht nisën të mësonin si ti mirëmbanin vetë këta helikopterë.

Por qysh pas procesit të parë të riparimit, krerët e ushtrisë nisën të mos paguanin faturat. Për pasojë Eurocopter u largua. Ishte koha kur në postin e ministrit ishte ulur Olta Xhaçka, tashmë nën hetim nga SPAK për abuzim me pronat e ushtrisë dhe eventualisht edhe për historinë e helikopterëve. Pas largimit të Eurocopter, Ministria e Mbrojtjes gjen në Francë një kompani që sipas saj kishte fatura jo të fryra. Kompania posedonte helikopterë që riparonin linjat elektrike nga ajri. Gjithashtu ajo kishte edhe një hangar për mirëmbajtjen e mjeteve të saj, por ishte e pa pajisur me licencë për riparim të mjeteve të prodhuara nga Eurocopter.
Për rrjedhojë helikopterët pothuaj të rinj dhe me vlerë, secili përmbi 20 milionë euro, i lihen në duar një kovaçhane të rëndomtë, të palicencuar nga kompania prodhuese e helikopterëve. Për më keq termat e kontratës do të rezultonin “derr në thes” për Ministrinë tonë të Mbrojtjes.
Këtu nisin edhe problemet. Riparimi i helikopterit të parë shkon me sukses. Por i dyti, pas riparimit mirëmbajtës, nuk arrin të bëjë rrugën e kthimit Francë -Shqipëri. Më 29 korrik 2020, ditën që Gjeneral Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Ushtrisë, pilotet u detyruan ta ulnin në Itali, në një ngastër toke, pasi aparaturat sinjalizonin probleme.

Në kontakt me francezët e riparimit të linjave elektrike, pilotët mësojnë se në kontratë ishte shkruar: “Pas nisjes nga hangari në Francë, përgjegjësia e defekteve është e palës shqiptare.” Sot pas 3 vitesh të shkuara shteti shqiptar që ka aftësinë të prodhojë liderë globalë, nuk ka pasur këllqe të gjejë një rrugëzgjidhje për të kthyer në shtëpi pronën e vet. Helikopteri që kushton përmbi 20 milionë euro vijon të strehohet në një magazinë bujqësore në një fshat të Italisë, i ruajtur non stop nga dy ushtarakë shqiptarë.
Duke parë se mirëmbajtja në punishten e helikopterëve që riparonin linjat elektrike nuk ishte e sigurt, Ministria e Mbrojtjes (koha e Niko Peleshit) kërkoi ndihmën e NATO-s. Pas një marrëveshjeje të re, dy helikopterët e mbetur pa remont dërgohen, në mars 2022, për riparim në Poloni.

Për këto arsye, qysh nga viti 2020, shërbimeve të ndryshme nga ajri, si p.sh. transporti në plazh i Toni Blerit (Tony Blair) dhe sidomos ndaj zjarreve, fatmirësisht jo masive, u doli zot helikopteri i vetëm ushtarak që ishte në gjendje pune. Motori tij zhurmoi deri ditën djeshme, kur kilometrat e përshkuara e detyruan, edhe atë, të ulej përtokë duke lënë pyllin e Pish Poros në mëshirën e flakëve.

Por nuk mbaron këtu. Edhe mirëmbajtja e anijeve dhe e radarëve në Flotën Detare si dhe radarit të Forcës Ajrore kanë të njëjtat probleme për shkak të korrupsionit. Që të gjitha anijet luftarake kanë vite që kanë tejkaluar miljet e lejuara pas procesit të fundit të mirëmbajtjes dhe tashmë shërbejnë vetëm për ndonjë ceremoni zyrtare, ose më saktë për të krijuar sfondin e duhur për të realizuar fotografitë e eventit.

Kjo është situata e krijuar me përgjegjës sidomos ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj, të dy të paditur në SPAK dhe eventualisht të dy të hetuar për abuzime me pronat e Forcës Detare. Të dy përgjegjës, kush më tepër e kush më pak, që asetet ushtarake të nivelit serioz nuk i kemi në gjendje gatishmërie.
Largqoftë të na ndodhë ndonjë situatë emergjente, qoftë këtu, qoftë në Kosovë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
4 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
9 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
9 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
10 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
23 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?