NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
    1 hour ago
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    21 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    1 day ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ing. Edi Vogli/ Fshatrat e braktisur, a mund të rijetësohen ?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
Kryesore Politikë
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
Të tjera
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
Të tjera
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ing. Edi Vogli/ Fshatrat e braktisur, a mund të rijetësohen ?

Neutrale
Last updated: 2023/09/26 at 10:18 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në fakt, unë jetoj në SHBA, por si kushdo tjetër, mendjen dhe dashurinë e kam në Atdhe.

Prej dy javësh ndodhem në Shqipëri dhe kam udhëtuar nëpër shumë zona, fshatra e krahina.

Kam parë fshatra të lulëzuar, por edhe shumë të rrënuar apo braktisur.

Për këtë po shkruaj pak rreshta, si unë e gjykoj zgjidhjen apo zbutjen e këtij fenomeni trishtues…

Braktisja e fshatrave është një brengë individuale, familjare, krahinore, kombëtare.
Familjet i braktisën ato shtëpi sikur nga kolera dhe rrallëkush e kthen kokën nga ajo rrugë ku dikur u larguan.
Me të drejtë ikën. Ai truall, pak gëzime ju kishte dhënë, mjerim e vuajtje shumë.
Atëhere menduan se ajo tokë nuk i ushqente dot.
Rendën në emigrim e kur krijuan disa të ardhura, financuan blerjen e një shtëpie në qytet. Në ato shtëpi dërguan prindërit e moshuar sepse kishin spitalet më pranë.
Dërguan dhe bashkëshorten me fëmijët sepse fëmijët duheshin shkolluar.
Punuan e shtuan të ardhurat, u paisën me leje qëndrimi në vendet ku kishin emigruar.
Mbas kësaj morën familjen në shtetin pritës. Kredi për shtëpi e makinë dhe detyrimet shkollore.
Jeta u vu në një start të ri.
Dikush nuk e përballoi dot dhe u rikthye në atdhe, por tashmë banesa ishte në qytet dhe mbeti peng në kaosin urban.
Në fakt, mbetëm peng të paqartësisë tonë sesi investuam.
Gjithësesi, ne duhet të kthejmë sytë dhe kujdesin nga themelet tona.
Ka fshatra në të cilat është rikthyer jeta dhe vitalizimi i tyre.
Sigurisht, bëhet fjalë për fshatrat bregdetare dhe ato pranë qendrave urbane.
Fshatrat e ndodhur në brendësi apo thellësi të vendit dhe rrugëve kombëtare pothuajse janë shuar. Duke gjykuar se ky vend është i vogël, kuptohet se edhe distancat nuk janë lebetitëse.
Mendoj se qeveria duhet të hartojë politika nxitëse që secili të rindërtojë shtëpinë e fshatit.
A mundet … ?
Po, duke bërë të kalueshme rrugët lidhëse, por edhe duke dhënë kredi me interesa të ulëta për aplikantët.
Marr për shembull një familje me të ardhura mesatare: Nëse i akordohet një kredi prej 3 milion lekësh me afat shlyerje 10 vite, mundet ta ringrejë shtëpinë e fshatit. Trualli, themelet, gurët janë aty.
Mbi të gjitha, malli dhe varret e gjyshërve janë atje.
Atëhere nëpunësi, mësuesi, mjeku, inxhinieri, avokati, hidrauliku, bojaxhiu, taxixhiu e kushdo do rendnin drejt gjurmës së tyre.
Nëse ngrihet shtëpia, do thuret kopshti rreth saj, do mbillen ullinj, dardha, gështenja, mollë, limona, kumbulla, arra, bajame, sheg, fiq, pjergulla.
Jo, nuk do mbushin tregun, por do vjelin për vete dhe fundjavën do ta presin me padurim.
Qyteti do shkarkojë mijëra frymë për ato tre ditë dhe e hëna do mbërrijë më e lehtë për familjet përftuese.
Idea ime është patetike ndoshta dhe hedhur rrufeshëm në këto rreshta, por ekspertët e ekonomisë, bujqësisë, mjedisit dhe shëndetësisë mund ta argumentojnë ose ta rrëzojnë.
Unë do doja…të ndodhte

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
1 hour ago
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
1 hour ago
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
14 hours ago
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
20 hours ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
21 hours ago

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS

Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar

Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?