Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot në spital edhe policin e plagosur nga bandat serbe në Zveçan.
Kurti ka përcjellë në rrjetet sociale edhe mesazhin e mëposhtëm:
Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes.
Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.



