Procesi i votimit në qytetin e Kukësit është mbyllur zyrtarisht, ndërsa pritet që të vijnë pranë KZAZ-së gjithë kutitë dhe materialet e votimit.
Më tej do të nisë procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të bashkisë.
Sipas KQZ-së të regjistruar në listat e votimit ishin 45 946 zgjedhës, 22 174 prej të cilëve janë femra dhe 23 772 janë votues meshkuj.
74 qendra votimi kanë funksionuar ditën e sotme.



