NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
    15 hours ago
    Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
    19 hours ago
    Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
    19 hours ago
    Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
    19 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Enver Robelli/ Dy shtete, një anije dhe një histori
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
Të tjera
EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
Politikë
Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
Kryesore Politikë
Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
Kryesore Politikë
Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Enver Robelli/ Dy shtete, një anije dhe një histori

Neutrale
Last updated: 2023/09/05 at 10:07 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Në vitin 1933 piktori i dështuar Adolf Hitler e zaptoi pushtetin në Berlin. Me këtë akt mori fund demokracia gjermane. Në pranverën e atij viti president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zgjodh Franklin D. Roosevelt. Vdiq më 1945 ndërsa ushtronte mandatin e katërt të presidentit të SHBA-ve. Më 1933 firma gjermane Stülcken-Werft me seli në Hamburg ia dorëzoi marinës mbretërore jugosllave një anije me vela, e cila u quajt “Jadran” (Adriatiku). Anija u përdor për qëllime të trajnimit të marinës mbretërore jugosllave në Mesdhe dhe Atlantik.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore anija u ankorua në Gjirin e Kotorit. Aty autoritetet pushtuese italiane e konfiskuan dhe ia vunë emrin “Marco Polo”, duke e shfrytëzuar po ashtu për qëllime trajnimi. Pas kapitullimit të Italisë, anija ra në duart e gjermanëve dhe deri në fund të luftës qëndroi në Venedik. Pas Luftës së Dytë Botërore anija iu dorëzua autoriteteve të Jugosllavisë socialiste, të cilat ia dhanë shkollës së marinës në Split. Kur shpërtheu lufta në Jugosllavi, anija mbeti në portin e Tivatit, ku ishte vendosur për remont.

Më 2006 Serbia dhe Mali i Zi negociuan mbi ndarjen e pajisjeve ushtarake. Pala serbe nuk insistoi ta marrë anijen në pronësi për shkak të shpenzimeve të larta të mirëmbajtjes (mbase edhe për shkak se me pavarësimin e Malit të Zi, Serbia s’kishte më qasje në det). Mali e Zi e përvetësoi anijen. Por Republika e Kroacisë insiston që anija i takon Kroacisë ngase ka qenë e regjistruar në portin amë të Splitit. Mbi 30 vjet pas shpërbërjes së Jugosllavisë ky kontest nuk është zgjidhur. Mali i Zi pretendon se anija i takon marinës malazeze.

Sivjet Mali i Zi e kremtoi 90-vjetorin e mbërritjes së anijes nga Gjermania në ujërat e Adriatikut. Ministria e Jashtme kroate protestoi kundër kësaj ceremonie. Në takimet mes dy palëve qeveria kroate këmbëngulë që Mali i Zi ta kthejë anijen. Gjatë vizitës së sotme (4 shtator) në Zagreb kryetari i ri i Malit të Zi Jakov Millatoviq lidhur me anijen tha: “Pozicioni ynë është i qartë, por jemi të gatshëm të hapim dialogun për këtë temë dhe çdo temë tjetër”. Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq është kapardisur se “anija është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi”. Analistët kroatë kanë sugjeruar që, nëse Mali i Zi s’e kthen anijen, kontesti të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare. Selia e kësaj gjykate është në Hamburg. Aty ku nga 1931 deri më 1933 u ndërtua anija “Jadran”, e cila ka një motor me naftë dhe 480 kuaj fuqi.

Copyright:
E.R.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
15 hours ago
EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
15 hours ago
Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
19 hours ago
Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
19 hours ago
Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
19 hours ago

Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.

EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike

Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!

Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?