Kombi është segmenti më i vogël i ndarjes së njerëzimit
Kështu ka qenë në mijra vjet dhe tentativat e globalistëve për ta çbërë duket se dështuan edhe për një kohë të gjatë sepse sot në botë tendencë është forcimi i identitetit kombëtar.
Shtete të fuqishme si Kina , Rusia dhe shtete të botës myslymane e kanë sfidë të fituar këtë çështje me globalistët.
Ne shqiptarët jemi duke e forcuar gjithashtu identitetin kombëtar me shumë forma sekondare siç janë sporti , muzika , emigrantët dhe propogandimi që i bëjmë vet dhe na bejnë fqinjët .
Ndërkohë na mungojnë gjëra thelbësore si shteti i modelit perëndimor , demokracia dhe ekonomia ( kemi që nga 2007 me të njëjtin buxhet, rreth 5 miliard $ )
Në të dy shtetet kemi fatin e keq që jemi qeverisur e vazhdojmë prej autoritaristëve, të cilët në varësi nga dialekti përball ligjit deklarohen :
Ligji jam une’
Ligji jam unë .
Kjo është padyshim pengesa më e madhe për forcimin e Shtetit Ligjor që është parakushti i çdo ecje drejt Evropës .
Edhe pse sundimtarët tanë ankohen për afatin e gjatë të pranimit në BE .. e verteta është se ata të BE – së kanë të drejtë, ne i vet-largohemi BE së me autoritarizëm dhe korrupsion .
Është koha të perfshihen më shumë njerëz të botës akademike dhe me formim e përvoja perëndimore për ta nxjerrë kombin nga ky ngërç që po na çon drejt
“ palesitinizimit “ mes një bote ortodokse si filozofi që kërkon prej gati 200 vitesh eleminimin e kombit shqiptar dhe deri sot ka arritur suksese dhe është duke pritur suksese për këtë në Veri të Kosovës dhe Jug të Shqipërisë .
Në historinë e njerëzimit nuk ka patur kurrë dy mbretër në fuqi , as dy president .
Në kohën kur ka qenë një dhe një tjetër e ka sfiduar, kombi ka pësuar tronditje , coptime etjer …
Është koha që dhe ne si komb te kemi vetëm një President në Kosovë dhe një zv President në Shqiperi ose anasjelltas.
Që të arrihet kjo sigurisht që duhen personalitete kombëtare që të frymëzojnë e vënë në lëvizje çdo qelizë të rracës, çdo mekanizëm të diplomacisë, çdo konjukturë ndërkombëtare, çdo strategji dhe sakrificë.
Një komb i fortë dhe i unifikuar ka prosperitet, ka të ardhme për gjeneratat e tij.
Nëse mbetemi të copëzuar, atëherë veç do vërtitemi në jargët tona të agonisë.
Shkruaj kështu për arsyet e mësipërme , por edhe për faktin se, sot në Shqipëri presidenti aktual është një arsye më shumë …me mosqenien e tij.



