Mrekullisht e përshkruan gazetarja Eliona Kodra Shkreli si më poshtë:
Dasëm shqiptare në Mal të Zi!
Luigj Shkreli, ish deputet në Mal të Zi martoi vajzën e Tij, Fançeskën!
Tradita dhe zakonet ruhen me fanatizëm nga shqiptarët përtej kufirit ku flamuri është kryefjala e çdo ceremonie dasme tek shqiptarët e atjeshëm.
Kryedasmori (kryekrushku) i cili prin dasmorët e tjerë, hyn dhe del nga dasma me flamur në dorë. Kur hyn e dorëzon tek të zotët e shtëpisë e kur del, të zotët e shtëpisë ia dorëzojnë prapë në dorë!
Flamuri prin edhe rreshtin e makinave të dasmorëve (krushqve) për të treguar në sytë e qytetarëve se një familje shqiptare ka dasëm dhe marton djalin apo vajzën.
Sa herë që jam e ftuar në dasma shqiptare në Mal të Zi emocionohem kur shoh sa vlerën dhe respektin ia japin flamurit shqiptar, sa të ‘etur’ janë shqiptarët atje për zakonet e traditat e të parëve, sa me fanatizëm I ruajnë ato e i përcjellin brez pas brezi.
Një dasëm tipike shqiptare e ndërthurun patjetër edhe me elementë modernë por tradita vjen e para atje, ashtu siç ka qënë mot – motit ashtu ruhen edhe sot të pa prekura nga elementë zbukurues të kohërave të moderne.
Urime Françeska dhe Gent, Zoti e shoqëroftë dhe udhëheqtë jetën Tuaj të re!