Kur të plagos një njeri…
Sado i afërt të jetë…
Një dhimbje të kap në gji…
Të zë trishtim e shpirti të djeg..
Nuk do as ta besosh…
Se ky njeri që e do kaq shumë..
Të lëndon e fjalë që vrasin lëshon..
Po loti loti pikon rjedh lumë…
As nuk do doja. ..të bëj të njëjtën gjë…
Se si veten asnjë njeri s’do gjej…
Do ta ndrydh në zemër.do qaj pa zë…
Mllefin kyçur në shpirt mbaj e ndjej…
Të duash dikë pa limit e kufi..
Vjen një ditë s’të kupton..
I thua vetes..s’jam i tillë njeri..
Po kjo asgjë mes veti s’ndryshon…
Të akuzojnë..se s’di të sillesh…
Po përsosmëri s’ka asnjë njeri..
Mllefi mërzia në kërthizë mbështillet..
Oh zot po vuaj..s’pata kurrë në shpirt ligësi…
Dhëmb djeg fjala e keqe.si thikë..
Zemra plagosur dridhet si teli nga tensioni..
Në daç më doni,e besoni,ju o miq..
Këta njerëz i dua e pse dhimbje dhuronin…



