NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    12 months ago
    Sali Berisha: Arben Ahmetaj provoi me 100% akuzat që PD ka bërë ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, Engjëll Agaçit. AKSHI kopshti privat i Ramës, Linda Rama u kap në përgjime
    12 months ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit
    2 weeks ago
    Ironia e Flamur Nokës: Burgu tani ka një zë të fuqishëm në parlament!
    1 month ago
    Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit
    1 month ago
    Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryesuar nga z. Sali Berisha me Eurodeputetin Andrey Kovatchev
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kërkohet një inxhinier me pagë 2.1 milionë euro për PPP Thumanë-Vorë-Kashar.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
Të tjera
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
Të tjera
Forcat speciale më të mira në botë*
Të tjera
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
Të tjera
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kërkohet një inxhinier me pagë 2.1 milionë euro për PPP Thumanë-Vorë-Kashar.

Neutrale
Last updated: 2023/09/02 at 9:43 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nisja e zbatimit të projektit të Partneritetit Publik Privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Kashar ka sjellë nevojën e përzgjedhjes së inxhinierit të pavarur që do të monitorojë ecurinë dhe certifikimin e kësaj kontratë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi hapjen e procedurës së prokurimit me objekt “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar” me një fond limit 235 milionë lekë apo 2.1 milionë euro.

Referuar dokumenteve që i bashkangjiten procedurës, ministra nënvizon se inxhinierit të pavarur i kërkohet të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e Koncesionit pa përjashtim.

“Çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit duhet t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të Sistemeve të tij të cilësisë dhe auditimit sa i takon cilësisë në lidhje me rezultatet e Koncesionarit me cilësi të siguruar dhe kontrolluar” thuhet në dokument.

Funksionet e përgjithshme të kësaj strukture, ministria i ka përmbledhur në 16 pika duke nisur nga kontrollet e përgjithshme, adutiimet, asistemimet në prova e hetime në lidhje me punimet dhe shërbimet tek Mbikëqyr plotësimin nga Koncesionari të dispozitave të Kontratës së Koncesionit, me përshtatjet përkatëse që lejon Kontrata.

Po kështu ka liri të pakufizuar hyrjeje në Territorin e Projektit në çdo moment të arsyeshëm gjatë të gjithë Periudhës së Kontratës në mënyrë që të kryejë funksionet e tij.  Ka të drejtë të hyjë në çdo pronë që përdor Koncesionari për realizimin e Punimeve dhe Shërbimeve, për të kontrolluar ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e Projektit dhe për të ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të hyjë në çdo moment në çdo pronë të përdorur nga Koncesionari si objekt trajnimi ose punishte dhe në vendet ku përgatitet puna ose nxirren materialet për Projektin, për ndjekur plotësimin e detyrimeve nga Koncesionari.

Ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet ku diskutohet ecuria mujore ose me shpeshtësi tjetër në lidhje me Punimet dhe/ose Shërbimet dhe të marrë njoftim në kohën e duhur për këto mbledhje nga Koncesionari.. Ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë kopje të të gjitha skicave, lidhjeve, specifikimeve dhe shtojcave, pas çdo modifikimi që u bën Koncesionari. Jep opinion sa i kërkohet lidhur me veprime që prekin të drejtat dhe detyrimet e plaëve të përfshira.

Kontrata e PPP Thumanë-Vorë-Kashar

Projekti i rrugës Thumanë-Vorë Kashar u fitua nga Kompanitë “G2 INFRA” dhe “Gener 2” përmes një kontrate që parashikon projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit në fjalë dhe kontrata kaloi në qeveri në maj 2022.

Një plan të ardhurash bazë për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë -Vorë-Kashar parashikonte mbi 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH, që do të shkonin për përfituesit e kontratës.

Rruga me një gjatësi 21 kilometra fillon në Thumanë dhe vazhdon deri në autostradën Tiranë – Durrës, me te cilën lidhet me anë të një nyje të re në disnivel.

Autostrada e re do të kalojë në zonat urbane dhe gjysmë-urbane të Thumanës, Fushë Krujës, Rinasit dhe Vores dhe do të lidhë 2 pika: segmentin me 4 korsi në Thumanë në veri (Fillimi i projektit) me autostradën Tiranë-Durrës në jug (Fundi i projektit).

“Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/ore (me tabela kufizimi shpejtësie për 130 km/ore. Përsa i përket funksionit kryesor që do të kryeje kjo autostradë në te ardhmen, ajo i përket Kategorisë A -Autostradë.

Kategoria A, përbehet nga dy karrexhata te pavarura të ndara nga një barrierë sigurie e pakalueshme, secila me të paktën dy korsi, bankinë të shtruar në të majtë dhe korsi emergjence në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, dhe me kontroll strikt të aksesit”detajohet në një raport të kompanisë.Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian
3 hours ago
Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?
5 hours ago
Forcat speciale më të mira në botë*
8 hours ago
Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri
9 hours ago
Basir Çollaku/ “Kasapi Rama”, delet e “therura” nga SPAK
10 hours ago

Berisha pret në takim Deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Z.Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit hetimor të Parlamentit Italian

Pse u “divorcua” Fan Noli nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1931?

Forcat speciale më të mira në botë*

Mesazh i fortë nga SHBA për kartelin e drogës që bën biznes në Shqipëri

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?