Sipas një studimi hungarez, qentë preferojnë zërin femëror.
Ekipi i universitetit Eotvos Lorànd përdori skanerin fMRI për të analizuar trurin e qenushëve, ndërkohë që njerëzit flisnin përreth tyre.
Kërkuesit zbuluan se qentë e vegjël tregonin një ndjeshmëri më të lartë ndaj gjuhës së drejtuar ndaj tyre, sidomos kur ajo vinte nga gratë.
Anna Gábor, autore e studimit u shpreh se: “Modelet e tonit të zërit ndaj qenve, nga gratë, nuk përdoren zakonisht në komunikimin ndërmjet qenve. Kështuqë rezultatet tona mund të shërbejnë si dëshmi për një preferencë nervore, e cila tregon se qentë e kanë të zhvilluar gjatë procesit të tyre të zbutjes”.



