OpenAI është në rrugën e duhur për të gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura në 12 muajt e ardhshëm, nga shitja e softuerit të Inteligjencës Artificiale dhe nga kapaciteti kompjuterik që e fuqizon atë – raportoi të martën The Information.
Më parë, prodhuesi i ChatGPT parashikoi 200 milionë dollarë të ardhura për këtë vit.
Kompania që mbështetet nga Microsoft po gjeneron më shumë se 80 milionë dollarë të ardhura në muaj, krahasuar me vetëm 28 milionë dollarë gjatë gjithë vitit të kaluar – shton raporti.
Përveç ChatGPT, kompania fiton duke u shitur zhvilluesve dhe sipërmarrjeve aksesin në API të modeleve të saj të Inteligjencës Artificiale, nëpërmjet një marrëveshje me Microsoft, që në janar investoi më shumë se 10 miliardë dollarë në kompani.
ChatGPT, e njohur për krijimin e prozës apo poezisë me një komandë, po fiton vëmendje të gjerë në Silicon Valley, pasi investitorët shohin tek IA gjeneruese fushën tjetër të rritjes për kompanitë teknologjike.
/ Reuters



