Rruga për në Përmet kalon nga Gryka e Këlcyrër.
Në shpat të malit gërmadhat e sarajeve të Ali Bej Këlcyrës.
Një shekull gërmadha. 25 vjet ëndërra për tu ribërë. Moderne. Hotele . Restorante. Kafene. Turizëm. Para.
Më afër projektit qëndroi Hana, mbesa e Beut.
Në fillim bleu kullotat. Pastaj mori gërmadhat.
Por me trup në Vjenë dhe fantazi në Këlcyrë pazari del eksiq?!
Lashë mënjanë ëndrën vjeneze të Hanës dhe ju “tura” legjendës:
-Këtej do të kenë kalu, vallë, 40 kolonjarët pasi rrëmbyen çupën e Veli Beut me nishan në ballë?
Unë dyshoj.
Të rrëmbesh çupën, brenda në saraje,
është e barabartë me një japonez që bën harakirin?!
-Si nuk e zbrazi një herë belxhikun, të paktën Veli Beu, pa dihet puna e qehajait:
Ishin si bodigardët e shtetit:
Kur kërciti kallashi në vitin 1998, ja mbathën para ministrave?!
-E mo, se gojdhëna thotë se çupa është vetëgrabitur.
Pse?
Sepse çalonte në një krah.
Derën ja paska hapur vetë Beu?! Mbi kalë e hipi hanëmja.
Populli ka thënë:
Mish ngjale e seks çale?
Pse të mos pranojmë tezën se kolonjarët e rrëmbyen çupën, jo për nishanin që kishte në ballë, por për nishankën që kishte atje ku nuk shkruhet, por që është bërë mollë sherri midis politikanëve!
Kur thashë këtë frazë, makina ndaloi.
Karshi nesh një përrua. Buzë përroit kishte hedhur shtat një pyll shekullor.
Nën më të madhin dhe më të lartin rrap, një përmetar babaxhan kishte ngritur një “bujtinë” të kolme.
Po të kishte qënë bujtinë e lashtë, do të quhej han, dhe në atë han do të kishin qëndruar kolonjarët, për të sejdisur kuajt dhe për të “kullotur” dhëndri çupën e Beut!
Pas seksit, për të larë mëkatet, me siguri do kenë shkuar në Lixhat e Bënjës!
-Shkojmë në Lixha?-Tha Ezmerka.
Kandahar! Mish-mash. Gropa. Baltë.
Ka derdhur para Banka Botërore. Thonë 5 milionë dollarë.
Por pararë janë “rrëmbyer” si çupa e Beut?!



