Shumë njerëz që shërohen nga COVID-19 vuajnë nga simptoma afatgjata të dëmtimit të mushkërive, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje, kollë, lodhje dhe aftësi të kufizuar për të ushtruar aktivitete fizike .
Në Shqipëri ende nuk ka ndonjë studim të publikuar nga doktorët e spitaleve universitare, por unë po shkruaj mbi atë që kam hetuar vetë në morinë e rasteve që kam ndjekur para dhe pas daljes nga spitali.
Rreth 1/4 e pacientëve që kanë qenë shtruar në spitale për sëmundjen e covid-19, përjetojnë shqetësime afatgjata .
D.B. 42 vjeç, nga Durrësi u shtrua në spitalin Covid-1 të QSUT me Covid-19 në prill 2020.
Në një bisedë miqësore rreth 20 muaj pasi ka dalë nga spitali, personi në fjalë më tha :
– Para se të sëmuresha nga kovidi, isha njeri shumë aktiv, punoja tërë ditën , për 10-14 orë në ndërtim. Tani kam dobësi, nuk punoj dot më shumë se sa katër orë në dite, dhe më duhet ta ndërpres shpesh aktivitetin.
Dobësia, kolla, humbja e memories, konfuzioni më shoqërojnë çdo ditë , më thotë 42 vjecari.
Megjithëse kam përdorur shumë antibiotikë, më listoi disa doktorë nga Tirana e Durrësi, që e kishin vizituar, unë nuk kam përmirësim të dukshëm, vazhdon të tregojë 42-vjeçari .
Unë si mjek kam takuar shumë persona të moshave dhe gjinive të ndryshme me probleme që vazhdojnë gjatë, edhe pse kanë kaluar muaj prej sëmundjes , dhe kjo është shkatërruese për një pjesë të tyre, pasi humbasin punën, nuk kryejnë dot detyrat e ditës, kthehen në barrë për familjen, të afërmit etj.
Është ende e paqartë se si dhe pse virusi bën që disa njerëz të vuajnë nga efektet afatgjata të mushkërive pas infeksionit COVID-19, por ne , në Klinikën Oxygen dimë t’ju ndihmojmë që të rindërtoni sistemin tuaj imunitar të shkatërruar nga virusi dhe antibiotikët.



