Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur sot në takim David Wisner, që sapo ka marrë detyrën si i Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Lajmi bëhet me dije në faqen zyrtare të Presidentit Begaj në “Facebook” si më poshtë:
Prita në takim David Wisner, që sapo ka marrë detyrën si i Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit tonë strategjik dhe theksova rolin kyç të SHBA-së në avancimin e demokracisë sonë.