NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD: Dhuna ndaj avokatit të Liderit të PD, akt kriminal i urdhëruar nga Edi Rama
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    2 days ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    3 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ai djali nga Nivokazi që fliste nga banaku në München…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
Të tjera
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ai djali nga Nivokazi që fliste nga banaku në München…

Neutrale
Last updated: 2023/08/29 at 9:17 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Para disa vitesh qëllova në München mes miqsh e dashamirësh me rastin e hapjes së një restoranti me pronar shqiptar. Pasi kaluam disa orë në një atmosferë të mrekullueshme, Aliu – më saktë Ali Alijaj – një shqiptar me pamje markante, i cili përgatiste pije me shkathtësinë e një barmeni të famshëm, nisi të tregojë për jetën e tij. Dhe për një ëndërr të madhe. Aliu thoshte se një ditë dëshiron të kthehet në Kosovë, në alpet shqiptare, dhe të mbledhë erëza dhe prej tyre të prodhojë një pije të veçantë, të ngjashme me Jägermeisterin gjerman apo Pelinkovacin kroat. Në atë mbrëmje m’u duk sikur disa nuk e merrnin seriozisht se çfarë thoshte, ne që e dëgjonim me kureshtje ishim gjithsesi pakicë.

Ndërkohë kanë ndodhur disa zhvillime. Aliu është kthyer në Nivokaz. Ka hapur distilerinë “Vidasus”. Jägermeisterit kosovar ia ka vënë emrin “Dashni me brina”. Gin-in e prodhuar në Nivokaz e ka futur në treg me emrin e bukur “Dukagin” (pa “j”). Likerin prej lajthie e ka quajtur “Zanë”. Likerin prej arrës konsumuesit e njohin me emrin “Andrra”. Rakinë e mollës e ka pagëzuar shkurt e shqip: “Loçka”.

Një ditë dizajnerja e grafikës Brikena Gashi i tregoi Aliut historinë e saj: Babai i Brikenës ka rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës, gjyshi i Brikenës ka ndërruar jetë vite më parë. “Çfarë të bëjmë me vreshtat?”, pak a shumë kështu e pyeti Brikena – Aliun. “E bëjmë një brend rakie”, u përgjigj Aliu. Shkoi i vizitoi vreshtat, e pa potencialin dhe produktit të ri ia vuri emrin “Syrrush”. Po të mos merrej me distilim të pijeve, Aliu do të ishte poet i mirë. Kush e ka pasur kënaqësinë ta takojë, është mrekulluar me talentin e tij të kuvendarit, me formulimet e tij të bukura, me rrëfimet që e ringjallin atmosferën e dekadave të kaluara në fshatin Nivokaz.

Likeri “Dashni me brina” përmban 101 erëza të alpeve shqiptare. Këto erëza i mbledhin punëtorët e Aliut, mes tyre shumë gra të zellshme të fshatit. Ai djali nga Nivokazi që dikur fliste nga banaku në München është kthyer në Kosovë, ka hapur vende të punës dhe tani me produkte origjinale nga Kosova po depërton në tregun e Zvicrës. Kjo është një nga ato historitë mahnitëse ku ndërlidhet përvoja perëndimore me të mirat e tokës së Kosovës. Produktet e “Vidasus” tani mund të blihen edhe në Zvicër. Një dhuratë origjinale për miq zviceranë apo të tjerë.

Në Mesjetë, sipas historianit Oliver Jens Schmitt, Kosova ka eksportuar më shumë raki se drithë. Në vitet 1980-të nga bodrumet e verës në Rahovec eksportohej në Zvicër e Gjermani vera e kuqe “Amselfelder” (Fusha e Mëllenjave). Ali Alijaj po e vazhdon këtë traditë, por në një nivel shumë më të lartë.

Marrë nga Enver Robelli

Këta djem duhen mbeshtetur me gjithë shpirt..ju lutem ndajeni postimin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..
4 hours ago
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
22 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
1 day ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
1 day ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
1 day ago

Belind Këlliçi/ Kur Edi Rama e nis të dielën me 3 mashtrime..

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?