????Sot është ditëlindja e At Zef Pllumit,
Ai lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007.
????Ai mbetet ndër klerikët me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë.
????Ai u burgos e u persekutua nga regjimi komunist vetëm për bindjet e besim e tij në Zot.
????Një pjesë e mirë e veprës së tij të shkruar është përmbledhur tek triologjia “Rrno vetëm për me tregue”.
????At Zef Pllumi në një intervistë televizive do të shprehej:
“Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na,… mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë”…
????Në vitin 2006 Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin «Nderi i Kombit». Po këtë vit iu dha edhe çmimi letrar «Penda e Artë», e akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, për trilogjinë me kujtime «Rrno vetëm për me tregue».
????Ndërroi jetë më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli në Romë, dhe u përcoll në banesën e fundit më 30 shtator 2007 në Shkodër.




