“Unë në mediat sociale mund të deklarohem edhe si presidenti i botës, por nuk besoj se ka ndonjë që më beson, pale më gazetar”!
Një gazetar i mirfilltë e kontrollon lajmin dhe këtë e mëson qysh në ditët e para të arsimimit si i tillë.
Gazetari nuk krijon lajm, por e përcjell atë pasi e merr nga burime informacioni të sigurta dhe jo nga mediat sociale ku shkruan ç’do kush dhe si ti dojë qejfi.
“Portale” si Argjiro lajm.net apo si e deklarojnë emrin e tyre nuk kanë marrë asnjë kontakt me drejtues të degës së PD në Athinë-Greqi dhe as me asnjë të autorizuar nga ne për të folur në emrin tonë, dhe lajmi i botuar ku përmëndemi ne është i pavërtetë.
(Vetëm dje kam marrë informacion për “lajmin” dhe përgjigjem pas verifikimit me të gjithë komisionin e rithemelimit që drejton degën).
Me respekt
Kryetari i Degës PD
Athinë,Greqi.
Alfred Fizi
Alfred Fizi përgënjeshtron: Nuk kam deklaruar asgjë për Belerin !

Leave a comment Leave a comment


