Zemër e tezes.
Kur jeta të na largojë dhe kur të mos kem mundësi të kujdesem më për ty, mos harro kurrë fjalët që po të them.
Nëse të pëlqen një këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen një fund, vishe.
Nëse do t’i presësh flokët, priti dhe nëse do të bësh tualet, bëje.
Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje dhe nëse të pëlqen ta kërcesh këngën, kërceje.
Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën.
Nëse do të mundesha, do të të jepja veç tre
gjëra.
1. Aftësinë për të dashur dhe për të vlerësuar veten.
2. Forcën për të ndjekur ëndrrat.
3. Aftësinë për të kuptuar që për të qenë e lumtur të duhet veçse miratimi i vetes tëndë.
Nuk dua të më ngjash fare.
Nuk je vazhdimësia ime. Nuk je shtojca ime, je shumë më shumë.
Je unike dhe e mrekullueshme.
Nuk do të jesh çfarë unë nuk munda të jem, as nuk do të shtyj drejt shtigjeve që do kisha dashur t’i përshkoja.
Ji gjithçka që do të jesh, për sa kohë je e lumtur:
shit akullore,
iluzione,
bli re,
ndiq jetën dhe mos i ndiq të tjerët.
Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur.
Ji timon, kurrë spirancë.
Ji det, kurrë stuhi.
Eva Vatoci: Këshilla mbesës, por jo vetëm…

Leave a comment Leave a comment