Komuniteti shqiptar në Selanik dhe qytetet që përfshihen nën juridiksionin e Konsullatës tonë në këtë zonë, po ndihen të zhgënjyer për çështjen e pajisjes me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
Sikurse deklaron për gazetën tonë, qytetari dhe aktivisti J.Ll, në komunikimin që ka patur me administratën e konsullatës tonë në Selanik, në këtë institucion që prej datës 10 gusht dhe deri më datë 12 shtator, nuk mund të aplikohet për dy dokumentet e cituara më lart.
Ai shprehet se është një shqetësim për shumë bashkatdhetarë tanë mbasi u kanë mbaruar afatet e dokumentave.