Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë.
60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë të vendit fqinj.
Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme.
Kujtojmë se ditën e djeshme u raportua për 26 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit dhe u deklarua se ishin emigrantë klandestinë nga vende të treta.



