Për të qenë konkret dhe jashtë politikës po sjell një relacion të shkurtër teknik për këtë burim që na e ka falë Zoti për vete e jo për tjerë.
Prurjet e burimit janë 18 mijë e 400 litra për sekond ose 1.6 miliardë litra ujë në 24 orë.
Uji i burimit asht i pijshëm që në dalje.
Në Tiranë, mesatarisht një familje konsumon tek 300 litra ujë në ditë.
Pra, uji i Syrit të Kaltër përballon nevojat familiare për rreth 5 milion e 300 mijë familje ose për rreth 16-20 milion banorë.
Çmimi i ujit në Tiranë sot varion nga 0.65-1.7euro për metër kub.
Pra 1.6 milion m3 në ditë × 365 ditë të vitit×1.1 euro çmimi mesatar i bjen që vlera e ujit të Syrit shkon rreth 650 milion euro në vit.
Kjo llogari ba prej meje i referohet Wikipedia që jep të dhënën për prurje në sekond të burimit dhe sikur uji i tij të shkojë 100% në Itali.
Në rastin ma të keq do shkojë 50% e tij atje.
I thonë 325 milion euro në vit, kjo me vlerën ujit të Bovillës që Veliaj u shet banorëve të kryeqytetit, pasi nuk e di se sa asht çmimi bashkiak i ujit për popullatën dhe bizneset në Italinë e Jugut.
Uroj mos ti kem ba llogaritë gabim në parim e po janë kto që tham unë e pastaj do duken qesharake vlerat që fliten për inceneratorët krahasu me vlerën e Ujit të Syrit të Kaltër.
Uroj të jem i qartë në kundërshtimin e aferës Rama-Meloni që po përflitet.



