NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Ruma: Balluku nuk akuzohet për korrupsion…
    1 day ago
    Lideri demokrat, Sali Berisha: Kancelaritë evropiane do të ndërmerrnin ndëshkim ekzemplar për Ramën, protestat kanë qenë përcaktuese për këtë gjë
    2 days ago
    Fjalimi i Berishës në Kuvend: Ju jeni e keqja banale, zbatoni si automat urdhrat e Ramaduros dhe bëheni shërbëtorë të Lubisë
    6 days ago
    Pagat e gjyqtarëve në Kushtetuese/ Berisha: Rama vendosi të paguaj 7 mijë euro një mercenar që të bëjë gjahun e kundërshtarëve politikë
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VOA/ Ndikimi i aktpadive në fushatën zgjedhore të ish Presidentit Trump
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
Të tjera
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
Të tjera
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
Të tjera
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
Kryesore
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VOA/ Ndikimi i aktpadive në fushatën zgjedhore të ish Presidentit Trump

Neutrale
Last updated: 2023/08/17 at 3:18 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, disa anketa të tjera theksojnë se zoti Trump ka disa dobësi në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale. Për të fituar, veç emërimit të partisë republikane, ai duhet të mposhtë kandidatët e pavarur dhe demokratët.

Këtë javë në bashkinë e Fultonit, Prokurorja Fani Willis njoftoi padinë e katërt ndaj ish Presidentit Donald Trump, këtë herë lidhur me akuzat se ai u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia, të cilat i humbi ndaj rivalit demokrat Joe Biden.

Gjatë fjalimit të tij në një tubim zgjedhor në fillim të gushtit në Alabama, zoti Trump i quajti aktakuzat “qesharake” dhe tha se ato vetëm sa e rrisin mbështetjen për të.

“Sa herë që ngrenë aktakuzë, mbështetja për ne rritet. Na duhet edhe një aktakuzë për t’i përmbyllur këto zgjedhje. Një aktakuzë më shumë dhe këto zgjedhje mbyllen. Askush nuk ka shanse”, tha ai.

Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ dhe Qendrës për Hulumtim të Marrëdhënieve me Publikun ‘NORC’, i realizuar para ngritjes së aktpadisë në Xhorxhia, 74 për qind e republikanëve mbështesin zotin Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Por 53 për qind e të gjithë amerikanëve të anketuar thonë se nuk do ta mbështesin atë, ndërsa 11 përqindëshi tjetër thonë se ‘ndoshta nuk do ta mbështesin atë në nëntor të vitit 2024’.

Zoti Trump po përballet gjithashtu me padi në Uashington, Nju Jork dhe Florida. Kjo mund të dobësonte çdo kandidat, por jo domosdoshmërisht zotin Trump, thotë një ekspert për Zërin e Amerikës.

“Nuk do të habitesha nëse e shohim që Donald Trumpi përfiton nga ky proces dhe përpiqet ta shfrytëzojë për të marrë vëmendjen e shtypit, sepse në shumë aspekte, fushata e tij presidenciale është gjyqi në bashkinë e Fultonit, gjyqi në Uashington dhe gjyqet në Nju Jork dhe Florida”, thotë profesori Anthony Michael Kreis.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se është i shqetësuar nga dështimi i shumicës së udhëheqësve republikanë për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës dhe për t’u distancuar prej tij, pas akuzave mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Nëse republikanët futen në garë me Donald Trumpin si kadidatin e tyre, gjithçka mund të ndodhë. Sidomos sepse demokratët do të kenë një pothuajse 82 vjeçar që kandidon për një mandat tjetër – me gjithë respektin për të dhe shpresoj se ai do të jetojë deri në 100 vjet”, thotë analisti politik Larry Sabato.

Disa amerikanë thonë se mosha e kandidatëve kryesorë është shqetësuese. Zoti Biden është 80 vjeç, ndërsa zoti Trump është 77.

Ish Nënpresidenti në administratën e zotit Trump, Mike Pence është gjithashtu në garë për emërimin e republikanëve për president.

Ai thotë se zoti Trump u përpoq ta detyronte atë të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve, në prag të sulmit të 6 janarit më 2021 në Kapitol.

“Atë ditë, Presidenti Trump më kërkoi ta vë atë mbi Kushtetutën. Por unë zgjodha Kushtetutën dhe ashtu do të bëj gjithmonë. Unë vërtet besoj se kushdo që vë veten mbi Kushtetutën, nuk duhet të jetë kurrë president i Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Pence.

Zoti Trump po mundohet t’i shytjë gjyqet, deri pas zgjedhjeve të vitit 2024, por disa ekspertë thonë se është në interes të votuesve që, para zgjedhjeve, të dinë nëse ai do të shpallet fajtor, ose jo, veçanërisht për akuzat që lidhen me përpjekjet për të penguar transferimin paqësor të pushtetit, për herë të parë në historinë amerikane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.
18 seconds ago
Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë
4 hours ago
Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!
6 hours ago
Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…
6 hours ago
Deklarata zyrtare e Komisionit Europian/ “Parlamentit të mos vonojë trajtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
6 hours ago

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reagon Kryeministri Albin Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.

Nesër protesta e opozitës/ Policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë dhe masat e sigurisë

Haga kërkon burg për drejtuesit e UÇK-së, reeagonn kreu legalist, Shpetim Axhami: Liri për ta! Historia nuk duhet të deformohet!

Çështja Balluku/ Deklarata e Ramës në Grupin Parlamentar Socialist: Do të gjejmë zgjidhje duke ndërhyrë në legjislacion…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?