I tillë cilësohet jo njeriu që gënjen, por njeriu që beson gënjeshtrën tij! I tillë është Edi Rama. Para tre vitesh ai paraqiti rrugën e Sari Salltikut të përfunduar dhe inaguruar në fillim të vitit 2013. Mediat ju përgjigjën për gënjeshtrën e radhës duke nxjerrë pamje nga momentet e inagurimit të rrugës së përfunduar dhe momentin e inagurimit nga unë! Megjithëkëtë Rama si gënjeshtar që beson gënjeshtrën e vetë, domethënë gënjeshtar patologjik, me datë 15 gusht postoi në llogarinë e tij facebook përsëri rrugën duke e shoqëruar krenarisht me fjalët: Gara e veçantë që ngjiti në malin Sarisalltik në Krujë plot 15 flamuj të ndryshëm shtetesh, si një tjetër “provë force” e turizmit shqiptar, potenciali i të cilit shtrihet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë që sapo ka nisur fluturimin, falë vitesh pune e këmbëngulje të madhe për të dalë nga humnera e 10 vjetëve më parë.
Për më hollësisht lexoni kronikën e politiko. al
https://politiko.al/ditari-politik/rama-mburret-me-garen-e-bere-ne-rrugen-e-shtruar-nga-berisha-deli-i489560