Një turiste spanjolle, e cila është dhe shtatzënë ka patur dëshirën dhe guximin për të përshkuar shtegun e vështirë malor që lidh Thethin me Valbonën.
Mbas një farë kohe ajo ka mbetur e bllokuar dhe e pamundur që të vazhdonte udhëtimin.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se turistja nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur në shteg ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipit të Njësisë së Helikopterëve për ta shpëtuar.
Ajo thekson se nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë ndihmës mjekësore që morën nga stafi mjekësor.
“Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve.
Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”, shkruan Manastirliu në Facebook.