Në fakt, ngjyrat e zgjedhura për fasadën e Doganës së Muriqanit në Shkodër, të krijojnë idenë se ajo godinë mund të jetë gjithçka argëtuese, por kurrësesi një institucion shtetëror.
Pikërisht për këtë ka ironizuar, këshilltarja e bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, e cila me një status në rrjetet sociale e ka përcaktuar si Dogana “Barbie”.
Por më tej, ironia e Kodrës shndërrohet në sarkazëm të thellë, teksa shkruan: Zot ruja mendjen kryeministrit se si ia ka nisë edhe flamurin kombëtar tash po e ban me sfond lejla e me shqiponjë rozë!
Ja postimi lakonik i saj:
Dogana “Barbie” e Muriqanit!
Zot ruja mendjen kryeministrit se si ia ka nisë edhe flamurin kombëtar tash po e ban me sfond lejla e me shqiponjë rozë!



