KALISI
✅Djep perëndish!
✅Kështjellë kreshnikësh
Odë bukuradheush
Dielli lind e rrezet në ty ngjyen
E bunarët pikin shpresë
Në brezni nam more
Për kuvend e trimëri
Qiellin me shpatë preve
Rrufetë në flakë dogje
Stuhitë shuajte në gji
Kalisi im Olimp lartësish
Burra me peshë e zë
Lind si uji që rrjedh në bunarë
Gëzim shpirtrash, je
Kalis, tempulli im
Ballë trimërie
Legjendë mbete përgjithmonë
Jehon si amanet:
Mahmut Dac Kalisi mua më thonë!
S`të shterën, jo, djemtë në vatër
Pushkën me strall shkrepin
Gjylet e armikut gjokseve shuajtën
Gjalluam bashkë me ty,
Kalis
Gjokset kulla, sytë frengji!
Altari ynë në përjetësi
Lirinë si ortek e mblodhe
Amanet nga brezi në brez
Kalis, vatër e pashuar
Divanhane hyjnore mbi Drin të Zi
Mbi Korab e Lurë lartuar!
Shëtita Evropën, brodha Azinë
Sa larg, më tej, më tutje sa shumë
Kapërceva saharën e oqeane në furtunë
Lashë pas male plot me xhevahire
Mrekullit e botës, të gjitha, i pashë
S’ka si Kalisi, me vete thashë
Kalisin tim, flakë e kam në zemër
Ditën si dritë, natën si ëndërr
Çdo çast e minutë me të në gojë
Orët e vetmisë nis e zbukuroj
Kalisi im, i mençur i mirë
Ngado që isha, kudo të jem
Këngë në buzë të kisha
Lot në sy do të kem
Tomorr Kotarja 2020 !
KALISI, VENDLINDJA IME!
Varur në shpat të malit
Si një degë lisi,
Si një krah pëllumbi,
Sy më sy Kalisi.
Aty belbëzova,
Aty hodha gjurmë,
Aty del një varg,
Aty rrjedh një lumë.
Aty babai im
Me gjysh e stërgjysh,
Me zemrën e bardhë,
Me kuparan e tirq.
Nëna, motrat, gjyshet
Aty lidhin shamitë,
Vajzat aty thurrin
Ëndrra dashuritë.
Aty zbret hijshëm
Lart që nga Korabi,
Veleshicë e hijshme
Si thëllënxë mali.
Pastaj bari i bjeshkës
Tamël rrjedh nga gjijtë,
Në Kalis mblidhen
Të gjithë yllësitë.
Mblidhen kuvendojne
Shtrojnë sixhadetë,
Sorokoli i hijshëm
Mbledh e pret rrufetë.
Në ograde mblidhen
Guguçet në vargje,
Në hijë tek lisat
Flejnë të qeta varret.
Varret e të parëve
Që nderuan vendin
Me pushkën në sy
Të urtë për kuvendin.
Jam me sy e zemër,
Jam me mall e shpirt
Me ty në çdo stinë
Në çdo çast Kalis!
Shumë legjenda, bëma
E shumë trimëri
Kalis n’bjeshkë i lindur
Krenohem me ty.
Qëndrove si trimat
Në shekuj në vite,
S`të shoi as sërbi
As bisha komuniste.
Mahmut Dac Kalisi
E lëshon piskamën
Se qëndron si malet
Trimi Han Kotarja.
Varg or varg janë burrat
Burrat e Kalisit,
Valë e lumit Drin ..
Rrënjë e trug i lisit.
Kalisi ynë i dashur
Për ty veç krenarë ..
Në rrugë të historisë
Mbete veç në ballë!
Nuk u shove kurrë,
Veç dhurove jetë
Mirësi e dashuri
Këngë e qëndresë.!
Mbeshtes ballin tim
Në prehërin tënd o nënë;
Në Korab je Diell
Në Kurorë je Hënë.
Si Kalisin tim
Një vend nuk kam parë .
Me argjend i gdhendur
Me flori i larë!
Lajme nga Dielli
Tomorr Kotarja



