Ideja që librat për nxënësit nga kl.1 deri në të 9, janë falas është një përrallë e bukur për t’u treguar dhe aq më shumë për t’u besuar. Librat jepen në përdorim, dhe jo falas. Në Shtator nxënësve ju jepen librat më “dashuri”, por në Qershor i merren më dhunë, sikurse një të burgosuri ushqimi. Nxënësit nuk kanë të drejtë t’i mbajnë librat pasi shkolla ka mbaruar dhe ata nuk kanë të drejtë të punojnë me stilolaps në to. Tekstet e Oksford dhe Kembrixh që na paraqiten si sukses dhe model, janë një dështim në Arsimin e drejtuar nga Rilindja. Shkollat sot, nuk ofrojnë më atë që synohet, por ofrojnë propagandë. SMIP, i cili u soll si sukses është vetëm një gur mbi mësuesit të cilët, për pak ditë do dalin nga shtëpitë dhe do paraqiten në shkollat respektive, duke parë çdo ditë dhe më shumë rrënimin e arsimit, por që nuk flet askush. Më gjeni diçka pozitive që keni bërë për arsimin, por veçse e keni shkatërruar. I di këto Ministria e Arsimit Rilindas. Na keni lodhur me propagandën dhe gënjeshtrat, sepse ju vetëm keni shkatërruar dhe jo ndërtuar. Ç’do gjë e ka një limit dhe unë jam kundër jush dhe unë protestoj. Po, po unë, një mësues, që flas dhe nuk hesht, ashtu si pjesa më e madhe.



