NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    12 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    3 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sali Berisha: Dy fjalë për vizitën e kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ From DEA with love
Të tjera
GREQI/ VRITET ME ARMË ZJARRI 41-VJEÇARI SHQIPTAR – GRUAJA E TIJ JEP EMRIN E AUTORIT NË POLICI
Të tjera
Shpetim Axhami/ Revolta e Qafë Barit – Zëri i lirisë në errësirën e diktaturës!
Të tjera
Vdekja e Lames/ Kryeministri Rama ngushëllon familjen…
Të tjera
Ndërron jetë në Gjermani Artan Lame
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sali Berisha: Dy fjalë për vizitën e kryeministrit Kurti në Maqedoninë e Veriut

Neutrale
Last updated: 2023/08/14 at 9:16 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët.
Deklarata e albanofobit të pakorrigjueshëm Vuçiç është e dënueshme.

Të dashur miq, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi në fundjavë me ftesë të qeveritarëve vendor, komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup në Maqedonine e Veriut. Në Tetovë z. Kurti u zotua solemnisht para qeveritarëve vendor, por edhe mijëra e mijëra qytetarëve për ndërtimin e Tunelit të Sharrit dhe autostradës që lidh Tetovën me Prizrenin, një projkt ky jashtëzakonisht i rëndësishëm për Tetovën dhe Maqedoninë Perëndimore, mbasi jo vetëm afron shumë dy qytetet Prizren e Tetovë, por dhe shkurton me 2-3 herë distancën Tetovë-Prishtinë dhe Tetovë -Tiranë, uroj që ky projekt të realizohet sa më parë. Kurse në Komunën Çaire në Shkup, z. Kurti mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga qeveria vendore për emërtimin e një rruge në atë komunë me emrin e Adem Demaçit, gjë për të cilën i përgezojë autoritetet vendore.

Vizita jo formale në Maqedoninë e Veriut ngjalli edhe disa probleme të panevojshme protokolli dhe simbolesh të cilat për shkak të ndjeshmërive që ekzistojnë në trevat e këtij rajoni duhet shmangur. Por unë nuk dua të futem në polemikën që ka shoqëruar vizitën jo formale të z. Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, në komunat e Tetovës dhe Çairit në Shkup as edhe në interpretimet dhe pretendimet e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve zyrtare lokale dhe qëndrore të vendit. Por e konsideroj të rëndësishëm për rolin pozitiv të faktorit shqiptar, mbajtjen e raporteve të hapura pavarësisht nga preferencat dhe orientimet partiake me të gjitha forcat politike shqiptare në rajon dhe evitimin e thellimit të një procesi përçarës që Edi Rama, sapo erdhi në pushtet e nisi me forcat politike në Kosovë dhe e vazhdoi më pas edhe në Maqedoninë e Veriut. Përplasjet protokollare të padobishme të kësaj vizite me autoritet zyrtare maqedonase kanë zanafillë rrjeshtimin antihistorik të Shkupit dhe Tiranës zyrtare në një aleance trilaterale me Beogradin në projektin serborus të Ballkanit të Hapur me të cilin Kurti nuk u pajtua dhe ka meritën e padiskutueshme të kundërshtimit të tij dhe mbështetjes në vend të tij të procesit të Berlinit. Mendoj se vazhdimi i mbështetjes së Ballkanit të Hapur është vazhdim i përçarjes së mëtejshme që solli projekti serbo-rus i Ballkanit të Hapur dhe duhet konsideruar seriozisht nga autoritet e Maqedonisë së Veriut, mbasi viktimat më kryesore të serbomadhisë në rajon do të ishin shqiptarët dhe maqedonasit.

Mirëpo ajo që më lendoi në këtë histori është reagimi i kryetarit të shtetit të Maqedonisë së Veriut ndaj emërimit të një rruge në Çaire me emrin e Adem Demaçit, Mandelës të Europës, tribunit të lirisë, lauratit të Çmimit Saharov të Parlamentit Europian. Adem Demaçi me qëndresen e tij epike 28 vjeçare në burgjet dhe kampet e Jugosllavisë komuniste, titiste është një tribun i vërtetë lirie jo vetëm për shqiptarët, por dhe per maqedonasit, malazezët, kroatët, serbët, boshnjakët e slloven dhe të gjithë qytetarët liridashës të të gjitha kombeve që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste. Në këtë kuadër reagimi negativ i Presidentit Pendarovski ndaj ketij akti që i bënë nder Shkupit, Maqedonisë së Veriut dhe mbarë rajonit mendoj se është i nxituar dhe lëndues për çdo qytetar liridashës të rajonit tonë dhe akoma më shumë për çdo shqiptar që e konsideron Adem Demaçin një hero kombëtar, një legjendë të qëndresës për liri dhe Maqedoninë e Veriut një vend mik të bazuar në një shoqëri multietnike në të cilin heronjtë e lirisë, simbolet e ndritura të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar pavarësisht nga përkatësia etnike, nuk mund të ngjallin gjë tjetër përveç se respekt dhe admirim.
Përveç këtyre, unë dënoj me forcë reagimin e albanofobit të pakorrigjueshëm, serbomadhit Aleksandër Vuçiç ndaj vizitës të z. Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Serbomadhisë, Vuçiç e quajti vizitën e Kurtit si skandalin e skandaleve duke ndërhyrë kështu për të dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje e të pavarura. Me qëndrimin e tij paternalist ndaj vendit fqinj të pavarur e sovran, ai dëshmon se kërkon të bëjë rolin e xhandarit të rajonit nga pozita ultranacionaliste serbomadhe.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë ndërhyrje të tilla paternaliste të presidentit të serbomadhisë që kanë si qëllim rritjen e tensioneve dhe keqësimin e marrëdhënieve midis fqinjëve në rajon. Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike fqinje të lidhura pazgjidhshmërisht me mijëra ura dhe fije. Ato kanë çdo instrument dhe mundësi të zgjidhin çdo keqkuptim apo kundërshti vetë me dialog dhe pa rolin, as dhe ndërhyrjen keqdashëse të Putinit të vogël në Beograd apo argatit të tij në Tiranë. #sb

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ From DEA with love
27 minutes ago
GREQI/ VRITET ME ARMË ZJARRI 41-VJEÇARI SHQIPTAR – GRUAJA E TIJ JEP EMRIN E AUTORIT NË POLICI
31 minutes ago
Shpetim Axhami/ Revolta e Qafë Barit – Zëri i lirisë në errësirën e diktaturës!
4 hours ago
Vdekja e Lames/ Kryeministri Rama ngushëllon familjen…
7 hours ago
Ndërron jetë në Gjermani Artan Lame
10 hours ago

Lutfi Dervishi/ From DEA with love

GREQI/ VRITET ME ARMË ZJARRI 41-VJEÇARI SHQIPTAR – GRUAJA E TIJ JEP EMRIN E AUTORIT NË POLICI

Shpetim Axhami/ Revolta e Qafë Barit – Zëri i lirisë në errësirën e diktaturës!

Vdekja e Lames/ Kryeministri Rama ngushëllon familjen…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?