Kryeministrja Italiane, Giorgia Meloni ka zbritur pasditen e sotme në Portin e Vlorës
Për të pritur homologen italiane ka dalë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i ka bërë dhe ftesën e mikpritjes.
Sikurse është njoftuar, Meloni është nisur me traget nga Italia në udhëtimin e saj drejt Vlorës.
Meloni është shoqëruar nga familjarët e saj në këtë udhëtim.
Mësohet se ajo do të qëndroj në jug të vendit tonë për 2-3 ditë.



