Kryetari i Bashkisë së Selanikut, Konstantinos Zervas ka qenë pjesë e protestës në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri.
Në fjalën e tij para protestuesve, ai u shpreh se përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për të vazhduar rrugën europiane të Shqipërisë.
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai



