Foto-top më e shpërndara, më e klikuara dhe më ‘in’ e momentit, është ajo e Ramës dhe Noizy-t me sfond stadiumi…Ngjyra fantastike tamam ngjyra që do ‘çmëndnin’ çdo piktor, realizuesi I fotos (Veliaj) do ketë fituar goxha pikë nga ‘idoli’ I Tij, Rama!
Sapo u zgjova në mëngjes, hapa fb dhe ç’të shoh…një shqiptar me rrënjë të thella italiane dhe një rrum-dum që di të bëjë muzikë dum-dum, për të mos folur për prapavijën e fotos…djegësi I Tiranës!
Dhe jeta vazhdon, Shqipëria e qindra mijëra halleve që përballet sot edhe me fluksin e pa përballueshëm të turistëve, qeveria vazhdon korrupsionin, rinia ik, të tjerët presin rradhën e ikjes, ndërsa Rama dhe Noizy bashkojnë duart e Shqiponjës Shqiptare në shenjë nderimi dhe respekti për kombin tonë të plakur e të varfër!
Fotos s’po i bëj ‘share’ se e ka marrë vesh gjithë bota që kryeministri, kryebashkiaku i Bashkisë më të madhe dhe kryekëngëtari janë bërë bashkë duke “bërë Tironën më të zhurmshme se kurrë”!
I gëzofshi se mua nuk më përfaqëson asnjëri…



