Sa i takon kendveshtrimeve te kunderta lidhur me viktimen Bardhok Biba:
-një djalë i ri që është vrare vetem 29 vjeç dhe 23 vjeçar kur ka nis angazhimin e tij politik e ushtarak, me arsimimin e tij modest, na e heq të drejten qoftë si komunistë, qoftë anti…me i cilësu si komunist.
Zero ishin mundesite e tij me qëne komunist, romani Nena ( edhe po ta kish lexu, s’te ben dot komunist)
Zero ishin mundesite e tij për ta njohur doktrinen e komunizmit. Formimi i tij ishte me bazë tradicionale e konservatore, ndaj dhe njihej ngado shkonte si burrë i mirë i një fisi major per bese e besim.
Sforcimet i perballojnë gjenitë. Po s’ka të dhena se Bardhoku i perkiste kesaj kategorie.
Leximi me të vertetë i marksizem-leninizmit (jo per nota e jo nga interpretë) te bente automatikisht anti leninist se paku, anti-stalinist, anti bolshevik)
Ndaj Bardhoku ka qënë një i ri i kontradiktuar sidomos pas “çlirimit” midis urdherave, urdheresave per vrasje e terror, dhe propagandes se lyer me mjaltë sllav.
Bardhoku s’u duhej më as Komunisteve që e bënë hero, as kundershtareve.
Ndersa i vdekur u sherbeu pikerisht komunisteve.
-Lidhur me njohjen e kesaj filozofie, mund ta themi kete per Markun e Gjonit.
Ky e kishte studjuar dhe refuzuar filozofinë që perqafoi kusheriri i Tij.
Marku kishte me vete jo vetëm historinë, po dhe formimin tradicional te krahines madje gjithë Shqiperisë qe s’perputhej me bolshevizmat, as nuk do te perputhej ndonjehere.
Sikur Mark Gjomarku dhe Shqiperia, te kishin 1/100 e perkrahjes Perendimore anglo-amerikane per Greqinë, komunistëve do tu vinte era pantallonave te përmjerra. Siç po qelben sot…
Në kuptimin tradicional mirditasit e dinë ta dallojnë se midis dy të keqijave; vrasja dhe vetëvrasja për nje ideal, e dyta rri pak mâ nalt.
Njëri shqiptar i tradhtuar nga “Jalta” faktori nderkombtar, çobanet jugosllavikë, dhe bolsheviket e ndergjegjshem, per te mos e vrarë morraxhinjtë zgjedh vetëvrasjen.
Tjetrin thjesht e vrasin.
(Shenim: sot çdo mirditas di ashtu si mesuesit e pedagoget e leninizmit se të dyja këto dëme të rënda për historine e orjentimin shqiptar, janë rrjedhoja të një shkaku te mbrapshtisë antishqiptare. Ndaj per heroin apo heroizmin s’ka nevojë të pyesë propagandiste, patronazhistët apo aktivistet e Shefqet Peçit.
Heroizmi s’do fare dylbi me e pa.)