Kosova tronditet përsëri nga krimi.
Pas dy ngjarjeve të rënda gjatë kësaj jave që patën dy viktima dhe disa të plagosur, një tjetër vrasje ka ndodhur përsëri brenda një lokali.
Ngjarja kriminale ka ndodhur në Skënderaj,mbas mesnate, ku sipas policisë vendase është ekzekutuar me armë një 39-vjeçar, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona.
Mediat në Kosovës raportojnë se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë qëlluar me armë në drejtim të viktimës dhe të plagosurve.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima , 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.



