Qarkullimi rrugor është në një situatë dramatike në keto ditë të nxehta të veres, por jo shumë më ndryshe kjo situatë është gjatë muajve të tjerë të vitit.
Kjo situatë është krijuar nga qeverisjet e politizuara që nuk janë mbështetur tek specialistët por tek njerëzit politik, ngjan me pacientin që shkon tek spitali mbasi të pësojë infrakt, ndersa duhej të kishte bërë kontrolle dhe mjekime që kjo të parandalohej. Me ketë model tashmë jemi mësuar, por ajo që është per tu trajtuar sot, ka të bëjë me investimin e publikuar nga Kryeministri Edi Rama per autostraden Milot-Balldre, garë që do të hapet në vjeshtë sipas premtimit të tij.
Kjo autostradë kalon mbi aksin e rruges së sotme Milot – Lezhë. Do të ketë disa hyrje-dalje nga autostrada në Gajush, Rruga Rriles, Bregu Drinit, dhe Shëngjin-Lezhë. Në qoftë se keto hyrje – dalje nga rruga kryesore do të ishin bërë më parë, absolutisht që trafiku veror do të ishte minimizuar, ndersa gjatë muajve të tjerë nuk do të ekzistonte ky trafik.
Çfarë i zgjidh trafikut ndërtimi i autostrades Milot-Balldre, përveç se keto hyrje – daljet që duhej të ishin bërë më parë?
Trafiku për popullsinë vendase do të rëndohet, ndersa do të çlirohet trafiku për levizjet ndërqytetase. Perse e them se do të rëndohet trafiku për popullsinë vëndase? Autostrada Milot – Lezhë, kalon mbi aksin ekzistues të kesaj rruge, qytetaret duke iu shmangur takses së autostrades do të shfryjnë në rrugët e tjera ekzistuese, kryesisht tek rruga vjeter Milot-Lezhë. Në qoftë se do të ndërtohej autostrada paralel me rrugen Milot – Lezhë, pra kjo rruga ekzistuese do të shërbente si rrugë lokale, edhe trafiku në Lezhë do të zgjidhej një herë e mirë. Përse nuk bëhet kjo ndërhyrje?
Kjo nuk bëhet sepse ndërtuesi i autostradës ka interes që sa më shumë makina të kalojnë në autostradë, aq më shumë do të paguajnë pay tool-et, pra aq më shumë do të rritet fitimi i tyre. Kjo është normale per investitorin, por është anormale për popullsinë vendase dhe bizneset vendase kryesisht buzë kesaj rruge. Kush do ti mbrojë interesat e qytetarëve, kryesisht atyre që janë të pamundësuar të paguajnë autostraden për të shkuar në punë, per të levizur per nevoja jetike e familjare, etjere?
Normalisht që në një vend normal ketë do ta bënin qeveritë qendrore dhe lokale. E perderisa nuk mbrohet popullata e biznesi vendor, a mund të themi se janë të paaftë të bëjnë ketë apo janë lidhje të tjera per interesa të ngushta? Është veçse një bashkpunim korruptiv i qeverisë me biznesin investues konçensionar dhe asgjë më shumë e as më pak…
Janë me dhjetra biznese, ndër më kryesoret e Lezhës, janë buzë kesaj rruge, që do të falimentojnë, do të mbyllen apo do të minimizojnë progresin e tyre ekonomik, askush nuk u del në mbrojtje. Opozita e kishte në program elektoral në zgjedhjet e 14 Majit, por nuk e elaboroi si dhe sa duhet, që të bëhej e besueshme tek keta biznese dhe tek komuniteti i kësaj zone, e cila votoi kandidatin e mazhorances si asnjëherë tjetër, edhe se ai nuk e kishte dhe nuk e ka në program trajtimin e këtij shqetësimi komunitar dhe me prapavijë korruptive qeveri – konçensionar??!!.
Kemi shkëputur një pjesë nga libri “Kaosi Hidroteknik dhe Perspektiva e Lezhes”, fq.128, libri gjendet në Biblioteken Kombëtare dhe në Lezhë;
…Rrjeti i infrastruktures së jashtme, është shumë i rëndësishëm për
Lezhën tashmë të zhvilluar, ndër bashkitë më të zhvilluara. Kemi vite që presim të ndërtohet autostrada Milot Balldre, si vazhduese e koridorit Adriatiko Jonian. Projekti i parashikuar PPP, është një projekt që do të zhvillohet mbi aksin ekzistues Milot Lezhë. Ky projekt zhduk një investim për të bërë mbi atë një investim më të madh, nderkohë ne do të kishim edhe rrugen e vjeter edhe autostraden njëkohësisht me të njëjten vlerë të projektit. Së dyti ky investim do të mbyllë dhjetra biznese të zhvillura buzë rruges aktuale, janë dhjetra million EU të privatëve që u rrezikohen pa u konsultuar shteti aspak me ata. Zgjidhje tjetër që do të çlironte trafikun në Lezhë është ndërtimi i unazes lindore të qytetit….
Pjesë të këtij libri, janë publikuar në fcb ndër vite, herë mbas here. As kanë sy për të parë, as kanë veshë për të dëgjuar, as kanë vullnet dhe dëshirë për të reaguar, as që ka opozitë të aftë që të dalë në krah të komunitetit dhe biznesit. Oligo politika e ka kapur ketë vend për ta shqyer copë nga një copë, tamam me ligjin e xhungles…
Reagimi është në pergjigje të premtimit të kryemimistrit për fillimin në vjeshtë të gares për rrugen Milot – Balldre. Është edhe për fatkeqin popull, të cilit i serviren si drejtues, njerëz politik pamvarësisht nëse kanë apo jo ide, kanë apo nuk kanë program dhe kanë apo jo aftësi të lexojnë specialistin, për të bërë më të miren per komunitetin që i zgjedh. Ky model drejtuesish u sërviret nëpërmes disa grupe njerëzish të ashtuquajtura struktura, të cilat u përkasin Partisë Socialiste e Partisë Demokratike, një lojë e gjatë mbi 30 vjeçare…





