????Si sot 35 vite më parë, në agoni të regjimit më të egër komunist në Evropë, u var në mes të qytetit të Kukësit, mësuesi, poeti disident Havzi Nela.
????Mllefi ndaj këtij poeti dhe kësaj krahine, u reflektua jo vetëm në varjen e tij, por edhe varrosjen që iu bë, sepse njerez të tillë edhe të vdekur trondisin diktaturat.
????Pasi u ekspozua i varur, gjatë gjithë ditës së 10 gushtit 1988, u varros vertikalisht në vrimën e krijuar nga heqja e një shtylle.
????Hafzi Nelën, e kujtojmë sot me shumë dhimbje, por edhe krenari njëkohësisht, që ky poet, ky shpirt i lirë, u rrit dhe u lind në Kukësin e burrave trima dhe të mençur.
????Dhimbjes dhe reflektimit që duhet të bëjmë edhe sot, për varjen e Hafzi Nelës, këtij shpirti të lirë, shtohet edhe më shumë kur për varjen e tij firmosi një artist tjetër, Kristaq Rama, babai i KM.
Një artist që firmos për varjen e një artisti tjetër, poet?!!!!!
????Pavarësisht se Edi Rama, ka theksuar se i ati ishte në anën e duhur të historisë, vetem ky akt tregon monstruozitetin e atij sistemi dhe të zyrtarëve të tij dhe mllefin që kishte për këtë krahinë të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë popullsi si rebele dhe të rrezikshme për jetëgjatësinë e regjimit komunist.
????Fatëkeqësisht, ky mllef ndaj kësaj krahine që ka zanafillë në gjenetiken njerëzore dhe politike, reflektohet edhe sot nga bijtë e etërve që pushkatuan, burgosën e varën në litar edhe poet e qindra mijëra shqipëtar, në trajtimin që i ka bërë veriut të Shqipërisë në këto 10 vite, tek personat që ai zgjedh t’i përfaqësojnë në nivel qendror dhe lokal.
????Prandaj, shpirti i lirë i Havzi Nelës, na thërret edhe sot të mos jemi dakort me asnjë lloj rregjimi dhe forme diktature!
Lavdi përjetë Havzi Nelës dhe veprës së tij!
35 vite nga varja në litar e poetit Havzi Nela/ Përkushtimi i deputetit të qarkut Kukës, Isuf Çelaj: Firma e babait të Edi Ramës ende vret…

Leave a comment Leave a comment


