Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftuar se shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite, tashmë do të kenë mundësi të aplikojnë përmes vizave turistike elektronikisht.
Në një reagim të bërë në ‘Facebook’, ministria jep lajmin e mirë se Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A dhe qytetarët e saj mund të hyjnë në Arabi përmes vizës turistike.
“Lajm i mirë! Tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite. Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A”, njofton ministria.




