Është avokat Arben Muça, Sekretar i Përgjithshëm i Grupimit të Studentëve të Dhjetorit 1990-të, që ka publikuar sot listën e Senatit të këtij grupimi.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, kjo shoqatë organizoi Konventën Kombëtare ku Kryetar u zgjodh ing. Ajet Ramcaj.
Gjithashtu kjo konventë zgjodhi dhe 25 anëtarë kryesie.
Kontaktuar nga gazeta jonë, Kryetari Ramcaj pohoi se: Ka qenë një punë e vështirë për grupin e punës, mbasi shumë nga shokët tanë protagonist në lëvizjen e lirisë, ndodhen jashtë shtetit prej mbi 3 dekadash dhe kemi vështirësi për të vënë komunikimin.
Pavarësisht kësaj, në lista janë shumë prej tyre që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Kjo listë, thotë Ramcaj, ka emra të shkëlqyer, por edhe shumë të tjerë do të përfshihen në departamente të ndryshme.







