Buzë Liqenit Artificial, pashë një kafene. Plot me pensionistë.
Zura vend.
Një kamariere, me cica të fryra, më shumë të zbuluara se të mbuluara, më erdhi vërdall.
Mu duk sikur mu vardis.
Instiktivisht futa gishtat mes flokëve.
Dikur, në rini duart shkonin posht. Në pleqëri -ngjiten lart.
Kaluan 10 minuta. Çupa nuk ma vari. Mora guximin dhe I fola:
-Jam edhe unë për kafe?
-Boll I lëpive
baluket,- nuk ka kafe për ty?
-Pse?
-Është kafe me skonto për pensionistët?
-Edhe unë pensionist jam?
-Lokali ynë nuk është han me dy porta! Ka rregulla. Duhet të futesh në listat që miraton Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Nga tavolina ngjitur, ma bëri me shënjë një burrë. Më ftoi në tavolinë.
I bëri rixha kamarieres. Ajo solli kafenë dhe mu drejtua mua:
-Kafja e fundit?!
-Të njoh nga shkrimet. Të të tregoj një histori?
Shkoj në kishë herë pas here.
Një ditë pashë një zonjë. Nja 70 vjeçe. U fut të rrëfehet tek prifti.
-Çfarë mëkati mund të ketë bërë një zonjë plakë, që rrefehet?…
-Asnjë.
-Po pse shkon në dhomën e rrëfimit?… Si thua ti?
-Shkon, vetëm e vetëm, që të shkëmbejë dy pare muhabet me priftin!



