Nëpërmjet rrjeteve sociale kryeministri Edi Rama njofton se në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës po përfundon rikonstruksioni i plotë.
Ja postimi i tij:
????Edhe pak ka mbetur nga përfundimi i punimeve në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, e cila i është nënshtruar një transformimi estetik e funksional, me kushte optimale pune në shërbim të mijëra mjeteve rrugore dhe drejtuesve të tyre, në funksion të pesë bashkive: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë ????????????
????Rrugë e sheshe, vendparkime e aksese, linjë e re shtesë për Kontrollin Teknik, rigjenerim urban e heqje ngrehinash të degraduara nga koha, rrethime e veshje strukturore, brandim e gjelbërim, instalime për hijezim e sinjalistikë orientuese, sistemime në ambiente brenda e jashtë, pa e ndërprerë asnjë ditë shërbimin????
#VetëmPërpara➡️????????





