NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 140 e tubimit/ Berisha: Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
    1 hour ago
    Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
    21 hours ago
    Belind Këlliçi/ Prokurori e zakonshme, qeveri speciale!
    24 hours ago
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjermani: “Tempo. Tempo! Tempo?” Ekspozita për shpejtësinë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
Kryesore Politikë
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
Të tjera
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
Të tjera
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
Kryesore
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjermani: “Tempo. Tempo! Tempo?” Ekspozita për shpejtësinë

Neutrale
Last updated: 2023/08/07 at 9:51 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Gjithnjë e më shpejtë, gjithnjë e më larg – sa kohë që ekziston njeriu aq kohë ekziston edhe shpejtësia. Këtë e tregojnë edhe tre muzeume të Saksonisë së Ulët, me titullin “Tempo. Tempo! Tempo?”.

Në Gjermani shpejtësia ka vlera të mëdha. Gjermanët nuk kanë kohë për të humbur, këtë e tregojnë si autostradat ashtu edhe automatët. Edhe vetë gjuha thotë se mungon koha për të mos marrë rrugën e drejtë, siç e tregon për shembull fjala “Verschlimmbesserung”. Kjo fjalë përshkruan gjendjen kur si dikush i nisur nga synime të mira mundohesh të përmirësosh diçka, por në fund  fare e ke bërë edhe më keq. 

Kur në vitin 1886 inxhinjeri gjerman Carl Benz, regjistroi patentën për ”automobilin që vihet në lëvizje nga motorri me gaz”, ai argumento prodhimin e automobilëve, një proces nuk ka pushuar që nga ajo kohë e deri tani: Në Gjermani, ekonominë më të madhe të Europës, janë punësuar sot në industrinë e automobilëve 800 mijë vetë.

Rritje shpejtësie dhe ulje shpejtësie – për këtë bëhet fjalë në ekspozitën “Tempo. Tempo! Tempo? Historia e një shpejtësie”, që tregohet njëkohësisht në tre muzeume të landit gjerman të Saksonisë së Ulët. 

Muzeumi i artit në Kështjellën Derneburg prezanton temën e Tempos në artin bashkëkohor. Në muzeumin më të madh europian të automobilëve të vjetër, Oldtimer, Muzeumin e Einbekut bëhet fjalë për zhvillimin Teknik, kurse Muzeumi i Landit në Hanover ka në qendër historinë e natyrës dhe kulturës së shpejtësisë. 

Gara e njerëzimit 

Ekspozita është përgatitur përgjatë një viti, thotë për Deutsche Wellen, Stephan Richter, zëdhënës i Muzeumit të automobilëve PS-Speicher në Einbeck. “Secili muzeum hedh dritë në temën e shpejtësisë sipas një specifike të caktuar . Në muzeumin PS- Speicher ne merremi me anën teknike, Muzeumi Artit në Derneburg shikon anën artistike dhe Muzeumi i Hanoverit anën arkeologjike dhe etnologjike, lidhur me historinë e shpejtësisë dhe rëndësinë që ka ajo për njeriun.”

Që në titull tregohet me pikën, pikëçuditësen dhe pikëpyetjen për tre vende të ekspozitës, që hedhin tre vështrime të ndryshme, shpjegon Richter idenë që fshihet pas projektit. Në ekspozitë nuk tregohen vetëm automobilë dhe motorë, por hidhet edhe një vështrim jokonvencional mbi këtë temë. Një rol të madh luan këtu edhe teoria e evolucionit dhe mediat e reja, sepse në fund të fundit gara zhvillohet për të shkuar nga A në B, dhe jo për të mos shkuar. 

Shoqëruesit më të shpejtë të botës

Muzeumi i Artit në Kështjellën Derbeburg prezanton punime bashkëkohore të artistëve nga fusha e skulpturës, pikturës dhe instalacioneve, që merren me konceptin e shpejtësisë mes të tjerash, sipas teorisë së evolucionit dhe anës teknike.

Muzeumi i Landit në Hanover e vështron shpejtësinë sipas perspektivës së historisë së natyrës dhe historisë së artit. Ekspozita në Einbeck përqëndrohet kryesisht tek teknika.

Vizitorët e ekspozitës përshëndeten këtu nga një pajisje që lëviz me shpejtësi shumë të madhe: avioni Lockheed F-104 Starfighter nga SHBA, i cili ka arritur të ketë shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Po ashtu mund të shihet një Bugatti Veyron, i cili ka arritur në vitin 2010 shpejtësinë rekord prej 431,072 kilometrash në orë.

Kapërcimi i shpejtësisë së lejuar: Gjoba e parë e dhënë ndonjëherë

Ajo që mund të shihet në ekspozitë është edhe automobili i konceptuar, VW Nardo. Ky automobil ka qenë ëndërra e prodhuesve të automobilëve të Volfsburgut, për të prodhuar super-automobilin e vet sportiv, por makina përfundoi në muzeum në vend që të shkonte për prodhim. Krahas këtyre objekteve me tempo, ekspozita tregon edhe copëza interesante historie, për shembull gjobën e parë që mendohet të jetë dhënë në Gjermani, për kapërcimin e shpejtësisë së lejuar.

“Kjo është vetëm një pusullë letre”, thotë Stephan Richter nga muzeumi PS. “Por ajo është gjoba më e vjetër dhënë në Gjermani për shkak të rritjes së shpejtësisë së lejuar në vitin 1894. Ajo shihet për herë të parë nga publiku në ekspozitën tonë. Në atë kohë nuk ka patur tabela në rrugë ose mundësira për të matur shpejtësinë. Automobilët sapo kishin filluar në atë kohë të arrinin shpejtësinë 30 kilometra në orë, pra jo shpejtësi e madhe. Por thuhet se automobili ishte duke kaluar në afërsi të një restoranti dhe perdet filluan të tundeshin, gjë që tregon se ai po ecte me shpejtësi të madhe.”

Ekspozita nuk merret vetëm me lidhjen që ka Gjermania me shpejtësinë. Imazhe nga autostradat në Kaliforni, veprat e artit nga Bahrain dhe veshjet e austronautëve të NASA-s, Shuttle Ejection Escape Suit janë pjesë e tre ekspozitave po ashtu si slitë e drerëve nga Laplandi.

Ekspozita “Tempo. Tempo! Tempo? Një histori shpejtësie” është hapur në Hanover, Einbeck dhe Derbeburg në muajin qershor dhe do të mbyllet në 4 shkurt 2024. DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS
1 hour ago
Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar
1 hour ago
Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !
14 hours ago
Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…
19 hours ago
Grupi parlamentar/ Berisha: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb me regjimin më të poshtër që nga koha e Enver Hoxhës!
21 hours ago

Spiropali bojkoton mbledhjen e grupit të PS

Britani/ Fund i një privilegji 700-vjeçar

Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet të plotë me Izraelin !

Protesta e PD-së para Parlamentit, nesër, ora 10:00/ Policia e Shtetit njofton: Do bllokohet rruga “George W. Bush”…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?