SELFIE
Universiteti i Ohajos ka bërë një eksperimentim. Rezultati:
“Kush bën selfie është narcist ose i marrë?!”
Ouuuu!
Edhe unë bëj shumë selfie. Bile, më keq: i hedh në FB. Bile, akoma më keq: numëroj like-t. Masturbohem kur më dalin me shumicë…
Mos jam i marrë?
Pyeta Ezmerkën:
– Si të dukem?
– Si i shkarë!
Po halli? Rrëmbeva telefonin. Vëllai im i vogël ka punuar në spitalin nr. 5.
– Alo… Simon! Kam një si rrjedhje në tru… Dua të më vizitojë Mentor Petrela…
-Nuk mund ta gjëj! Kurrë nuk ka mbajtur celular?!
-Po profesor Preza?
-Ka nja 15 vjet që na ka lënë shëndenë?!
U shtriva në divan. Mbylla sytë. Dëgjova një bisedë më notë surrealiste mes Ezmerkës dhe djalit…
“Pse po dremit?”
“Më duket si pak eksiq.”
“Nga i erdhi?”
“Po t’u lëpihesh çupëlinave, kjo të gjet.”
“Kush ia var Mitros!”
“Vuan më shumë plaku, kur nuk ia varin!”
“Po sikur të zërë dyshekun?”
“Mos! Na duhet protofoli?!”
Hapa sytë.
– Fjete?!… Të të bëj një vezë?
– Po unë çdo darkë e shtyj me kos!
– Duhet të hash. Të bën mirë.
-Po të të bëj një kamomil?…
– Po pse? Unë fle si qengj…
– Kamomili të qetëson mendjen…
E kuptova. Nisi trajtimi prej të marri.
Ezmerka vazhdoi:
– Nesër merr makinën për në punë.
– Jam rehat me autobusin e Top-it.
– Jooo… autobusi është rrangallë. Ty të kemi VIP. Merr makinën.
-Po të bëj gati bukën për nesër: sallam, djathë, vezë dhe ca fruta…
– Po pse këto harxhe… Unë e kam shtyrë për bukuri me dy byrekë nga 200 lekë secili…