Pa sheqer. Pak yndyrë. Zero karbohidrate ! Dogma, mite, që besohen si të vërteta. Pa fund dieta qe dryshojnë sipas modës. Konfuzion që dëmton aftësinë për t’u ushqyer si duhet. Ndërkohë mbipesha, obeziteti vetëm shtohet. Fakti që hidhemi nga një dietë në tjetrën pa sukses, dëshmon se s’kemi qenë asnjëherë në pistën e duhur. Vetëm ndryshimi i stilit të jetës : “kalori e marrë, kalori e shpenzuar”, s’mjafton. Një zgjidhje e shpejtë kërkohet ende asgjë s’duket !
Obeziteti është një gjendje e ndikuar nga shumë faktorë, mes tyre dhe shija, çuditërisht e injoruar…
MISTERET E SHIJES
GJUHA… HUNDA…TRURI…
Ajo çfarë na pëlqen të hamë, është një nga misteret e mëdha të sjelljes njerëzore. Shija që shpesh konsiderohet një iluzion, ndersa është element i rëndësishëm për ushqyerjen, mbingrënien dhe… obezitetin.
Kur flasim për shijen, i referohemi perceptimit që lind kur përbërësit kimikë në përbërjen e ushqimeve stimulojnë aparatin e shijes brenda gojës, (gjuhë). Por më shumë se goja, shija përcaktohet në hundë, me nuhatje. Evolucioni na ka pajisur me një sensor shije tepër e sofistikuar të vendosur në mes të fytyrës, jo rastësisht fare pranë gojës. Aromat që çlirohen gjatë përtypjes kapen nga ky sensor.
Sinjalet e marra nga gjuha dhe hunda nëpërmjet nervave të shijes dërgohen në zonat e të caktuara të truri ku përkthen në ndjesinë e shijes që mund të jetë e ëmbël, e kripur, e thartë apo të hidhur…Dhe është truri me “zgjuarsinë” intuitën e tij që përzgjedh ushqimet, në bazë të mikronutrientëve që ato përmbajnë, në bazë të nevoja që organizmi ka. Është shija që modulon metabolizmin. Në rastet kur ajo manipulohet, favorizon shfaqen e obezitetit.
Me pak fjalë dëshira për të shijuar s’është aspak e rastësishme…
LE TË KTHEHEMI PAS…
Prej kohësh është vlerësuar se perceptimi i shijes luan rol kryesor në ushqyerje, mundëson organizmin të përcaktojë vlerën ose toksicitetin e mundshëm të lëndëve ushqyese. Ideja që organizmi i kërkon lëndët ushqyese që i mungojnë është e hershme. Në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, mjekja pediatre Clara Davis publikoi një studim me tre foshnje 7-9 muajshe. Duke i ofruar për zgjedhje një shumëllojshmëri ushqimesh, instinktivisht ato zgjodhë ushqimet e shëndetshme ! Në vitin 1940, psikologu Curt P Richter përshkroi rastin e një të riu që hante kripë në sasi të pa imagjinueshme. Mjekët e ndaluan. Disa ditë më pas ai humbi jetën. Kish pasur një çrregullim të gjëndrës mbiveshkore që i shkatonte humbje masive të kripës, dhe për të kompensuar humbjen organizmi instiktivisht e shtynte të merrte kripë me shumicë. Judith Wurtman, biokimiste ushqimore në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, duke studiuar njerëz me dëshirë të tepruar për karbohidrate, hodhi idenë se për të korrigjuar mungesën në karbohidrate organizmi i kërkonte me shumicë ato. Shija e embël, e menduar thjeshtë një ndjesi e këndshme, është një manual që udhëzon sa energji organizmi duhet të marrë.
TRE REVOLUCIONE…
Në gjysmën e parë të shekullit XX, obeziteti ishte aq i rrallë sa disa obezë përdoreshin në cirk për argëtimin e publikut. Në pesëdhjetë vitet e fundit, prevalenca është rritur aq shpejt sa në vendet e zhvilluara të qenit mbi peshë është bërë e zakonshme dhe të qenit obez aspak e jashtëzakonshme.
Këto ndryshime spektakolare ndodhën pas luftës së dytë botrore me bumin në prodhimin e ushqimeve. Vitet pesëdhjetë shënojnë fillimin e ‘Revolucionit të Gjelbërt’, boomin e prodhimit të drithrave në Amerikë dhe eksportimi i teknollogjisë së mbiprodhimit, në pjesën tjetër të botës. Në vitet gjashtëdhjetë, kemi revolucion, ‘Revolucioni Blegtoral’ i drejtuar dhe ky nga Amerika, me integrimin e prodhimit të produkteve shtazore. Korporatave e mëdha krijuan prodhim ndustrial të mishit të shpendëve, derrit dhe viçit duke shtuar konsumin e mishit në shifra të papara. Në vitet tetëdhjetë kemi ‘Revolucionin Blu’, qe zgjeroi dukshem industrisë e peshkut. Bumi ushqimor ndryshoi botën …duke zgjidhur një nga problemet më të mëdha të njerëzimit. Ushqimet e kultivuara përmbytën botën. Ato kishin përmasa më të mëdha, ishin më të lira në çmim, por dhe kishin shumë më pak shije ! …Ushqimet e shëndetshme, ato natyrale, të shijëshme me cilat organizmi ishte përshtatur në mijra vite evolucion u eklipsuan.
Shijet e shijshme u zëvëndësuan me shije pa shije.
MOSPËRPUTHJA..
Përparimet në shkencën e ushqyerjes, industria po i përdor për interesat e saj. Duke ndërhyrë në mekanizmat kimikë të sofistikuar të trurit, ajo përpiqet artificialisht t’i kthejë shijen ushqimeve të prodhuara në mënyrë industriale, t’i paraqisë ato si “natyrale”.
Por truri e ka të pamundur të përkthejë kënaqësinë e një shije të krijuar artificialisht, humb aftësinë për vlerësimin e sasidë së kalorive që organizmi ka nevojë, dhe shton oreksin.
Nga ana tjetër, duke shfrytëzuar “etjen” për shijen e ëmbël, kompanitë e prodhimit të ushqimeve joshin konsumatorët duke i shtuar sheqer në pothuajse çdo gjëje që prodhojnë: kos, ketchup, ushqime me fruta, drithërave e mëngjesit. Mbingrënia mendohet si shkak i epidemisë botrore të mbipeshës dhe obezitetit.
ILUSTRIM…
Kur dikush merr një ushqim të manipuluar (me pak yndyrë, 80 kalori), kaloritë nuk digjen por depzitohen në mënyrë të gabuar. Nëse merret një ushqim me yndyra të plota (200 kalori) të pa manipuluar, truri e njeh dhe i djeg të 200 kaloritë.
Në fillim patatinat ishin thjeshtë patate të skuqura, pa ndonjë shije të veçantë. Pas shtimit të “aromatizuesve” sintetike ato u bënë më të shjëshme, konsumi u rrit në shifra alarmante duke u bërë probleme për shëndetin. Në të njejtën mënyrë pija e përhapur Fanta. Askush s’do kishte dëshirë të pinite ujë me sheqer, por nëse përzihet me aromatizues, ai merr shijen e portokallit dhe bëhet i pëlqyeshëm. Bizneset ushqimore po mashtrojnë shijen…
FAJTORE PA FAJ…
Ushqimet e shijshëme padrejtësisht shpesh anatemohen si të pashëndetshme. Madje kalohet në ekstrem : “Nëse ka shije, pështyje”! E vërteta është se natyra ka krijuar shijen e mirë dhe të keqe… Shija e ëmbël (e mirë) zbulon substancat e dëshirueshme në ushqime dhe na fton t’i hamë, shija e hidhur zbulon substancat e padëshirueshme (psh toksina), dhe truri na sinjalizon të ndalemi, ta pështymë ushqimin për të mbrojtur organizmin!
Paradokset vazhdojnë dhe më tej : “ushqimet e shijshme ne duhet t’i perceptojmë si të dëmshme dhe të pashijshmet si të shëndetshme” !! “Nëse kjo do të ishte e vërtetë njerëzit më obezë në botëdo të ishin në Itali”- thotë Schatzker – italianët edhe pse hanë ushqime të yndyrshme, djathë, gjalp, mish, etj, Italia vlerësohet si vend me normat më të ulëta të obezitetit në botë. Shkaku tradita e guzhinës italiane që i kushton shumë rëndësi shijes.
ÇFARË PENGON NDRYSHIMIN ?
Ushqimi është një biznes shumë i madh, vështirë të mendohet se ndonjë industri e madhe do të përfitonte nëse njerëzit do hanin më pak. Bujqësia jo e jo, por dhe industria ushqimmore, tregtia ushqimore, restaurantet, dietat, apo industria farmaceutike. Të gjitha lulëzojnë kur njerëzit hanë me shumicë, të gjitha punësojnë armata lobistësh për të dekurajuar qeveritë për frenimin e mbingrënies. Thjeshtimi i shkakut të mbipeshës dhe obezitetit, si një disekuilibër kalorik promovohet dhe nga industria. Me këtë argument, në mënyrë të fshehtë, ajo përjashton veten nga përgjegjësia për marketingun e ushqimeve të pashëndetshme.
DUKE E MBYLLUR
Ndonëse shumë gjëra mbeten ende të panjohura, kuptimi i sistemit të shijes, nga viti 2000 janë bërë hapa të konsiderueshme përpara duke mundusuar rivlerësimin të ideve të vjetra…
Kthimi në shijen natyrale të ushqimeve mund të ndihmojë në korrigjimin e epidemisë së obezitetit, mund të jetë një rrugë e re për zgjidhje…
Revolucioni i ri në bujqësi per ushqime natyrale, premton shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë. Ngrënia është projkejtuar për të qenë sa më e shijshme. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushqimi i shijshëm janë e njëjta gjë.
Jemi gjallë, për aq kohë sa ende mund të shijojmë.