Reagon Kryetari i Grupimit “Dhjetor ’90-të”, ing. Ajet Ramcaj
Lamtumirë miku jonë Arben Kurmeka !
Një aksident tragjik i ka marrë jetën sot mikut tonë, 52-vjeçarit Arben Kurmeka.
Aksidenti fatal ka ndodhur në Durrës, teksa Arbeni ka qenë duke punuar.
Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.
Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.
Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës.
Beni ishte një njeri optimist dhe që e donte jetën, familjen, miqtë dhe shokët si rrallëkush tjetër.
Ai ishte një prej qindra idealistëve që firmosën krijimin e Grupimit “Dhjetor ’90”
Edhe pse me bindje politike të djathta dhe përherë në struktura drejtuese të PD në Durrës, Beni kishte miqësi me këdo që e kishte njohur në fëmijëri, në shkollim, në punë, në jetë apo krejt rastësisht.
I tillë ishte Beni, i gjerë, i dashur dhe mik me këdo që jeta e takonte.
Dhimbja e madhe për familjen e tij, na shpon si thikë edhe ne shokëve e miqve të tij
Lamtumirë mik ! Do na mungosh shumë !
(në foto Arben Kurmeka)