Faleminderit Forcave Detare të Republikës së Turqisë.
Një nga elementët e rëndësishëm të traditës detare është mirësjellja midis detarëve, anijeve dhe të rënëve në det.
Ngritja e flamurit të shtetit bregdetar, sapo hyn në detin e tij territorial jo si kalim paqësor, është jo vetëm mirësjellje dhe respekt ndaj shtetit bregdetar, por në legjislacionet e shumë vendeve, si një normë e të drejtës zakonore, është kthyer në detyrim. Në ditët e fundit tre jahte të huaj kanë hyrë në portin e Sarandës dhe Limionit për tu furnizuar me karburant me çmim të ulët, por nuk kanë ngritur Flamurin e Shqipërisë. Dhe çuditërisht, asnjë autoritetet ligjëzbatuese shqiptar nuk ka ndërmarr ndonjë veprim. Në shumë vende të botës aplimohen gjobat.
Mirësjellja në traditën detare reflektohet edhe gjatë kryqëzimit të kurseve të lundrimit të anijeve në det, duke respektuar me sinjale të veçanta njëra-tjetrën. Lundrimi pranë anijeve të mbytura, ku ka patur humbje njerëzore dhe që konsiderohet varr i përbashkët, tregimi i respektit me sinjale apo rrjeshtim të ekuipazhit, është një nga traditat më të vjetra detare.
Por e kundërta ka ndodhur me dy anijet ushtarake turke, “TCG Bayraktar” dhe “TCG Cezayirli Gazi Hasan Pasa”, që ndodhen të bregëzuara në Portin e Durrësit, jo vetëm që kanë ngritur Falmurin e Shqipërisë, sif e kërkon tradita detate, por çdo mëngjes në orën 08:00 flamuri ngrihet në bord duke luajtur edhe Himnin Kombëtar të Shqipërisë.
Një komb me traditë detare tregon mirësjellje dhe respekt ndaj kombeve të tjerë, sepse kështu respekton vetëvehten. Nëse nuk ke repekt për atë çka je, nuk mund të respektosh dot të tjerët dhe mos prit respekt prej tyre.