I PAMPOSHTURI
E quanin PIRRO.
Besoj kishte shumë trashëgimi nga emri, por edhe nga mbiemri i madh, FRASHËRI.
I biri i Farudin Frashërit, stërnipi Abdylit të madh dhe Paqizesë nga familja e Konicës.
Arratiset nga Shqipëria në 1953, ishte 14 vjeç e 3 muaj, rri 5 muaj në një kamp në Greqi.
Dëshira për të marrë vëllezërit me vete, në liri,e shtyn të rikthehet.
Vjen përsëri në Shqipëri, troket në derën e ”miqve” te një shtepi tek Tre Urat, në Përmet.
Nëna e”mikut” (ish pronari një restoranti luksoz në qendër të Tiranës, sot rezident në USA) lajmërojnë në kufi dhe vijnë e kapin.
Në këtë moment, personi që lajmëroi dhe e ëma, u ”arratisën”…
PIRRO në moshën 14 vjeç e 10 muaj, dënohet me 20 vite burg politik.
E kreu dënimin në burgun e Vlorës.
Del.
E internojnë.
Tre vite internim në Bofje.
Arrestohet dhe ridënohet 10 vjet, se kishte bërë agjitacion me ”Kafshët e pyllit”….
Në burg, është nga të paktët Shqiptar ,që ka bërë 6 muaj rresht birucë, sepse nuk pranonte të punonte për Komunistët.
“Na quani Armiq, nuk punoj për ju” u thoshte.
Nga birucat e dergojnë në koma në spital….
Mbas dy muaj, në luftë me vdekjen, shpëton.
E nxjerrin para kampit në Spaç.
I kërkojnë të rikthehet në punë.
Nuk pranon.
”Më mirë vdekje, e kam thënë një herë, Jo dhe Jo”.
Komisari kriminel Shahin Skura, thotë ; “Nëse dikush tjetër bën 6 muaj birucë si ky, le të mos punojë “.
E ridënojnë.
Del nga burgu në 1986….plot 33 vite burg dhe internim në mes. Nuk pranon të paraqitet në degën e punëve të brëndëshme në Korçë.
Shkon ne hotel.
Alarmohet qyteti, rrethohet hoteli, shefi i degës Korçë shkon në hotel dhe i thotë : “Përse nuk u paraqite në degë “?
PIRRO krenar i përgjigjet: ”Spiunët paraqiten në degë, unë nuk kam punë aty”.
Shefi e pyet : “E do jetën ti ???!!!”
-”Shumë” ja kthen PIRRO, por në mënyrë të Ndershme”
Në 1991 ikën në Greqi…..
Jetoi disa vite në një kamp….
Ka vite që është në Qiell.
Sot e kujtova me mall me një mik.
Na mungon PIRRO.
Na mungon qetësia, urtësia, kurajo dhe humanizmi yt.
Na mungon kusho,na mungon Mik.
Ja kam kërkuar shumë të përndjekurve të flasin për të.
Deri sot heshtje.
Sot, po flas përsëri unë.
Është detyrim moral, por minimal karshi një Njeriu, një Heroi, një Frymëzimi.
ZOTI të të ketë afër PIRRO FRASHËRI.
Për datëlindjen e tij.
Murat Basha/ Rekuiem për Pirro Frashërin që vetëm 14 vjeç u dënua me 10 vite burg për arratisje në Greqi, e 10 vite të tjera më vonë…

Leave a comment Leave a comment