Nga dita e sotme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë kontroll të përbashkët kufitar.
Kryeminitsri Edi Rama, nga pika e kufitare e Qafë-Thanës, u shpreh se kjo gjë unifikon doganat dhe lehtëson njerëzit që qarkullojnë në dy vendet.
Rama theksoi “ky është një hap i rëndësishëm, por në finale unifikon doganat, natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por s’kemi pse presim BE”, ndërsa shtoi se “ka pengesa nga e shkuara dhe paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes”.
Edi Rama: “U lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi.